MASH e anulon tenderin prej 1.3 milion euro për krijimin e sistemit të digjitalizimit për menaxhimin e arsimit.

Sipas Ministrisë së Arsimit mësimi është duke shkuar në mënyrë të rregullt dhe tani nuk planifikohet të kalohet online

Zyrtarë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë thënë se mësimi është duke shkuar në mënyrë të rregullt ashtu siç është paraparë dhe se aktualisht nuk është duke u planifikuar të kalohet në mësimin online. Diellza Kukaj, zëdhënëse në MASH, njëherësh edhe këshilltare e ministrit Ramë Likaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se zërat që po qarkullojnë se nga java e ardhshme do të kthehet mësimi online nuk është i vërtetë. Sipas saj, çdo gjë është duke shkuar në mënyrë të rregullt, ashtu siç është parapare më skenarët e MASh-it. Kukaj tha se edhe klasat dhe shkollat që ishin të izoluara nga infektimi me COVID-19, e që tashmë kanë rezultuar negativ i janë kthyer mësimit të rregullt.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …