leoni

Situata e sigurisë në Skenderaj e qetë dhe stabile falë bashkëpunimit të institucioneve me qytetarët

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur takimin e radhës të cilin e ka udhëhequr Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura. KKSB në këtë takim ka diskutuar për: çështjet e sigurisë së përgjithshme, ngritjen e nivelit të gatishmërisë në rastet e zjarreve fushore dhe për sigurinë në komunikacion. Sa i përket aspekteve të sigurisë së përgjithshme ka folur Komandanti i Stacionit të Policisë në Skenderaj toger Basri Durmishi. Duke iu referuar raportit 6-mujorë të punës, toger Durmishi ka theksuar se krahasuara me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numri i përgjithshëm i rasteve është me i vogël për 26%. Ai ka saktësuar se në bazë të statistikave krahasuar me vitin e kaluar, ngritje ka vetëm në kategorinë e gjobave të shqiptuara për shkak të kundërvajtjeve në komunikacion. Nënkryetari Nura edhe një herë ka lavdëruar bashkëpunimin e Komunës së Skenderajt me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë, duke theksuar se situata e sigurisë në Skenderaj vazhdon të jetë e qetë falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe atij në mes të institucioneve dhe qytetarëve. KKSB ka diskutuar edhe për gatishmërinë e institucioneve lokale në rastet e zjarreve fushore. Sokol Hoxha shef i Sektorit për Mbrojtje dhe Shpëtim në DSHP tha se Komuna e Skenderajt i ka bërë përgatitjet e nevojshme për t’u përballuar me çdo situatë. Ai theksoi se Njësia e Zjarrfikësve në Skenderaj është e gatshme me staf të mjaftueshëm dhe pajisje për intervenim në rastet e zjarreve. Deri më tani numri i zjarreve ka qenë i vogël dhe zjarret kanë qenë të izoluara, të cilat nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz dhe në objekte. Siguria në komunikacion ka qenë po ashtu temë e diskutimit në takimin e radhës të KKSB-së. Anëtarët e tij kanë kërkuar më shumë kujdes nga qytetarët gjatë lëvizjes me makina, në veçanti gjatë kësaj periudhe kur numri i pjesëmarrësve në komunikacion është i madh, pasi numër i madh i bashkatdhetarëve i kalojnë pushimet në vendlindje. U kërkua gjithashtu edhe angazhim më i madh i policisë në rregullimin e trafikut brenda qytetit me shtim të patrullimeve me qëllim të qarkullimit më të lehtë. U kërkua nga qytetarët që t’i shfrytëzojnë parkingjet e mjaftueshme publike për parkimin e automjeteve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …