Ministri Reçica thotë se veteranët e luftës së UÇK do të kenë të drejtë pune ne sektorin privat

Skënder Reçica: Ne kemi për qëllim rritjen e mirëqenies sociale të të gjitha kategorive, që duhet t’i qasemi për çdo ditë

Në një intervistë për TV Dielli,  ministri i MPMS-së, Skënder Reçica veç tjerash ka folur për sfidat me të cilat është përballur kjo ministri. Ne kemi për qëllim rritjen e mirëqenies  sociale të të gjitha kategorive, që duhet t’ i qasemi çdo ditë. Problem tjetër është niveli i lartë i papunësisë, pastaj shtresimi i shumë punëve të patrajtuara sa e si duhet. Ne kemi bërë identifikimin e punëve dhe tani po bëjmë adresimin e tyre. Kemi ligje që janë në fuqi e nuk është planifikuar fare buxheti për to. Këtë vit jemi në kompensim të pensioneve, me këtë buxhet jemi duke shlyer borxhet e vitit paraprak. Vendimet që kemi gjetur nga ministrat e kaluar unë konsideroj se janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut sikur janë vendimet për kompensimet për kategoritë e dala nga Lufta, pastaj pezullimin e komisionit mjekësor për caktimin e shkallës së invaliditetit, të gjitha këto pas një periudhë të shkurtër kohore ne ju dhamë rrugë. Tashmë po zbatohen në praktikë kompensimi për këto kategori duke qenë se kemi obligim moral dhe shtetëror, ka theksuar ndër të tjera ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica në një intervistë për TV Dielli.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …