Skënder S. Kapiti

Skënder S. Kapiti: Kundër “tezës” për një komb kosovar

HYRJE

Jo vetëm kur politika e pushteti që  bëjnë korrupsionin , tradhtinë  dhe dëmin kombëtar  haptazi  për interesin e ngushtë personal, por edhe kur politika toleron, hesht, shmang dhe e neglizhon qëllimisht por edhe nga injoranca duke u justifikuar me të dhe duke u  maskuar pas saj dhe me “indiferentizmin” dhe “neglizhencën”  djallëzore  antikombëtare kundër interesit gjithëkombëtar;  KËTO , dhe jo vetëm këto, por  edhe kur politika dhe pushteti bëjnë patriotin  falso dhe sa për t’u dukur, dhe kur ato  spekulojnë dhe manipulojnë edhe me historinë, me  sakrificat, mundin dhe gjakun e heronjve  te popullit te vet, si dhe me varfërinë, me papunësinë , me demokracinë, me integrimin, me moralin dhe dinjitetin njerëzor, me ligjin dhe me drejtësinë, si dhe me dinjitetin e krenarinë  kombëtare vetëm si retorikë sa për përfitime politike dhe  për mashtrime publike. Këto dhe të tjerat  për politikën e tillë,  a nuk janë dhe a nuk përbëjnë  sjellje e veprime antikombëtare  për politikën? Dhe a nuk është e tillë politika  në Shqipëri  si ajo dje dhe në vazhdimësi që po vijon, dhe ky model a nuk po zbatohet  edhe në Kosovë?

Tjetër gjë është politika në dukje si demokratike, ajo e fjalëve të bukura e të mira, e demagogjisë, e premtimeve, e retorikës patriotike e kombëtare dhe tjetër gjë  është real-politika, pra ajo se çfarë bën dhe realizon në realitet ajo, jo vetëm për interesin e vet por për  interesin e publikut, shoqërisë, shtetit dhe të kombit. Interesi i politikës duhet të përputhet me interesin publik, gjithëkombëtar shqiptar, dhe nëse interesi i politikës është vetëm egoizmi, pushteti e privilegji si qëllim fund e krye i saj dhe mbi atë kombëtar, atëherëë politika është mashtruese, e korruptuar, e kriminalizuar, anti-publike  dhe antikombëtare. Realiteti është ai i cili vërteton atë se çfarë në të vërtetë është qoftë si ideologji, si filozofi, si politikë , si patriotizëm  dhe si shkencë.

 Emërtesa  “kosovar” për shqiptarët e Kosovës është përdorur gjithnjë politikisht, zyrtarisht dhe publikisht në Shqipëri. Historikisht politika e diplomacia e Shqipërisë, ka qenë e gabuar, dhe realisht e pa interesuar për realizimin e së drejtës historiko-kombëtare të shtetit etniko-territorial shqiptar. Kjo nuk është e vështirë për t’u vërtetuar po ta shohim historinë e politikës në Shqipëri. Këtë të vërtetë na e thotë edhe përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA-së në Shqipëri pas 45 vitesh të vetizolimit komunist, Christopher Hill në  intervistën te “Zëri i Amerikës” me 3 Dhjetor 2016 kur tha: … një gjë e kuptova më mirë se të tjerët; që Shqipëria nuk donte të ishte një vend me Kosovën; e kuptova se ishin dy vënde me të ardhmen e vet”.

Pra a nuk përbën ky një konstatim të saktë për mendimin dhe vizionin miop dhe të pa interesuar të politikës në Shqipëri, pasi kur ky mendim në Shqipëri është i tillë që ajo i shikon dy vendet, Shqipërinë dhe Kosovën si vende të ndara në të ardhmen e vet gjithsecili, a nuk do të thotë, se kjo politikë nuk është në favor të interesit të përbashkët gjithëkombëtar, dhe a nuk e vërteton faktin se Shqipëria, politika e saj i paska parë shqiptarët në trojet e veta jashtë Shqipërisë si vëllezër prej njerke?

 Këtë e vërteton edhe fakti se Shqipëria asnjëherë në ndonjë forum apo organizatë ndërkombëtare nuk ka kërkuar rikthimin e territoreve të veta të grabitura nga sllavët dhe grekët. Më shumë për shqiptarët dhe trojet shqiptare jashtë Shqipërisë, më shumë dhe gjithnjë e kanë kërkuar dhe kanë luftuar për Bashkimin kombëtar Kosova, dhe më shumë  janë interesuar SHBA se sa shteti shqiptar gjysmak londinez i Shqipërisë aq sa edhe gjatë Konferencës së Rambujesë diplomatë perëndimorë  shpreheshin të habitur se si ka mundësi që më shumë për Kosovën kërkojnë SHBA se sa Shqipëria.

Edhe kjo teza për një komb kosovar, vjen dhe buron tinëzisht prej asaj politike djallëzore antikombëtare që i fryn kësaj ideje, prej politikës së sëmurë për vetëm interesa pushteti, pasi sa më shumë përhapet ajo si ide aq më shumë ka për qëllim përçarjen, largimin apo distancimin nga shtetkombi  i bashkuar shqiptar. Ideja për një komb kosovar ka vetëm një qëllim: atë të mosbashkimin kombëtar në një shtet të vetëm shqiptar.

Dhe po përsëri citojmë nga intervista e Christopher Hill se: Ballkani është një proces i papërfunduar. PO, kjo është e vërtetë sepse procesi i Ballkanit nuk ka përfunduar sepse nuk është zgjidhur problemi i kombit shqiptar, sepse prej 100 vitesh nuk ka përfunduar akoma krijimi i shtetit kombëtar të bashkuar etnikisht dhe territorialisht shqiptar, proces i cili do të kryhet, dhe nuk mund ta  pengojë dot kurrë antishqiptarizmi dhe shovinizmi sllavo-grek; Bashkimi  do të kryhet, do apo nuk politika patologjike e interesave personale dhe të korruptuara dhe pse jo edhe të segmenteve apo të zgjatimeve të caktuara serbo-grekofile në Shqipëri , Bashkimin do ta realizojnë shqiptarët, të gjithë shqiptarët kudo ata ndodhen me ndihmën e SHBA-së.

Sa fatkeqësi është për shqiptarët që kanë këta politikanë dhe këtë politikë mjerane e cila nuk e kupton apo më saktë që nuk i intereson problemi kombëtar. Më shumë për Kombin tonë bën SHBA SE SA VETË POLITIKA DHE POLITIKANË TANË. A nuk po e kuptojmë se superfuqia e botës SHBA është me ne dhe ajo nuk ka qenë pjesëmarrëse as e Kongresit të Berlinit 1878 dhe as e Konferencës së Londrës 1913, kur u bë copëtimi i Shqipërisë. Dhe prej këtyre padrejtësive që na ka bërë Evropa, këtu e ka burimin politika 100 vjeçare amerikane dashamirëse e shqiptarëve, dhe deklarata e z. Hill se procesi i Ballkanit nuk ka përfunduar, kështu duhet ta marrim dhe ta kuptojmë ne shqiptarët këtë. Nuk ka përfunduar procesi i Ballkanit pa ju bashkuar republikës së Kosovës, Kosova Lindore, Presheva e ndarë qëllimisht nga komunistët jugosllavë në vitin 1945 për ta copëtuar trungun shqiptar ashtu siç bënë me shqiptarët dhe me trojet shqiptare në ish-Jugosllavi duke i ndarë territoret shqiptare nëpër republikat sllave të Serbisë, Malit të Zi dhe të Maqedonisë.

Edhe Republika e  Maqedonisë është një krijesë artificiale e komunizmit jugosllav dhe si një shtet i pavarur i krijuar si i tillë në vitin 1991. Pjesa perëndimore e Maqedonisë është territor shqiptar dhe Shkupi ka qenë gjithmonë si kryeqendra më e madhe jo vetëm e Vilajetit të Kosovës por e të gjitha trojeve shqiptare. Por mos të harrojmë faktin e rëndësishëm se në Preshevë, UҪPMB bëri luftën për çlirimin e saj ashtu si dhe në Maqedoni UҪK-ja( Ushtria Çlirimtare Kombëtare). Këto luftëra janë kombëtare për çlirim kombëtar, ishin vazhdimësi e Luftës së UҪK –s në Kosovë, pra së pari janë luftëra kombëtare shqiptare, sepse çdo luftë  çlirimtare kombëtare bëhet për krijimin e shtetit të Bashkuar Kombëtar dhe jo të ndarë siç është akoma edhe sot kombi shqiptar. Këto zhvillime, si të tilla janë faktorë historik të një rëndësie të jashtëzakonshme kombëtare të njohura, të pranuara dhe të vlerësuara ndërkombëtarisht nga Evropa  por në radhë të parë nga SHBA, miku dhe aleati më i madh i shqiptarëve; zhvillime dhe ngjarje të cilat e kanë ndërkombëtarizuar botërisht faktin se Bashkimi Kombëtar i shqiptarëve në një shtet është zgjidhja edhe e problemit të Ballkanit, të cilin e thotë ambasadori amerikan që: Ballkani është një proces i papërfunduar. Dhe ky proces përfundon kur të zgjidhet problemi kombëtar shqiptar, BASHKIMI. Por politika shqiptare e verbër vetëm për interes për pushtet nuk e bën dhe as nuk ka strategji kombëtare. Sikur të mos mjaftonte kjo na dalin ca ideatorë apo edhe intelektualë mercenarë që hedhin idenë antikombëtare për një komb Kosovar, ide e cila vjen si një reaksion negativ antikombëtar  dhe antihistorik shumëi dëmshëm për kombin shqiptar.

“Ideatorët”, politikanët, pseudo analistët dhe pseudo intelektualët e  politikës dhe të intelektualizmit negativ antikombetar të  sotëm të cilët po përpiqen të ideojnë një  komb  kosovar, ata  po bëjnë përçarjen dhe antikombëtarizmin. Dhe çfarë “ideje ”tjetër mund të pjellë apo “shpikë ” mëndja e këtyre farë “ideologëve ”  për shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës (Kosova Lindore), Çamërisë dhe Malit të Zi. A mos duhen që kudo ku ka shqiptarë të formohen  kombe të tjera sipas logjikës alogjike dhe injorante të tyre. Kush fshihet pas tyre dhe cili është qëllimi i vërtetë i këtyre “ideokombformuesve” antikombëtarë. (Vazhdon…)

(Skënder S.KAPITI, DURRES, është autor i Librit “TRIUMFI I KOMBIT)

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: URANIUMI I VARFËRUAR DHE NDOTËSIT E TJERË RREZIK SERIOZ PËR KOSOVËN

Po mbushen tetë vete të plota nga përfundimi i luftës së armatosur kundër shkelësve të …