Lidhja Shqiptare e Prizrenit

Skënder S. Kapiti: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”- ngjarja me e madhe në historinë e shqiptarëve

 Lidhja Shqiptare e Prizrenit prezantoi dhe paraqiti para botës moderne ekzistencën e kombit shqiptar dhe e shtroi për zgjidhje domosdoshmërisht problemin shqiptar në Ballkan. Pra, kjo është ngjarja më e madhe kombëtare shqiptare që zgjoi ndjenjën e lartë kombëtare të shqiptarëve si dhe u imponoi shteteve më të fuqishme të Europës njohjen ndërkombëtare të problemit shqiptar që kërkonte zgjidhje.

Ngjarja e dyte e madhe epokale për shqiptarët pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është qëndresa dhe rezistenca paqësore e drejtuar nga Rugova  si dhe sidomos lufta heroike dhe e lavdishme e UҪK-së.

Kjo sepse bëri  të mundur që pas 100 vitesh  të realizohej  ndërkombëtarizimi jo vetëm europian por botëror dhe global për Çështjes shqiptare, duke i detyruar pikërisht ato shtete të cilat i bënë coptimin dhe padrejtësinë shqiptarëve në vitin 1913, që po ato shtete ta ndreqin pas 100 vitesh deri diku atë padrejtësi që u bënë shqiptarëve në fillim të shek.20-të.

A mundet vallë ndonjë historian, intelektual dhe akademik shqiptar që të mos jetë dakord për këtë këndvështrim të shprehur  shkurtimisht por tërësisht i vërtetë dhe real, që  keto dy ngjarje janë kulmore në historinë e shqiptarëve?

Pra problemi shqiptar që nga Lidhja e Prizrenit, e që pas saj erdhen edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe më pas edhe ajo e Kosovës, por që problemi shqiptar është problemi kryesor i pazgjidhur akoma në Ballkan.

Prandaj duhet përkujtuar me madhështi Lidhja Shqiptare e Prizrenit si përpjekja më e madhe kombëtare për shqiptarërt për të pasur shtetin e bashkuar etnik shqiptar gjë per të cilën u krijua dhe kjo Lidhje, dhe se akoma sot vazhdon misioni i saj historik për të arritur qëllimin e madh, realizimin dhe krijimin e Shtetkombit të Bashkuar shqiptar.

 Këtë shkrim të shkurtër po e bëj si kujtesë për Presidentin e Kosovës dhe për qeverinë e saj, të cilët duhet të kujtohen e të zgjohen që tani dhe t’i kushtojnë rëndësinë e duhur dhe të merituar që ka kjo ngjarje, si  ngjarja kulmore monumentale e kombit shqiptar, sidomos për Kosovën, djepin e shqiptarizmit, e cila duhet kujtuar me madheshti me rastin e 140 vjetorit te saj, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 10 Qershor 1878-10 Qershor 2018.

Se kush është historia jonë, se kush janë ngjarjet epokale kombëtare shqiptare dhe se cilët janë heronjt kombëtarë shqiptar e dinë më mirë se kushdo tjetër vetë shqiptarët. Ne nuk kemi pse t’u referohemi e te degjojme e t’i mësojmë këto nga te huajt, as nga Lindja dhe as nga Perendimi,  pasi atyre nuk u intereson historia e vertete kombetare e shqiptarëve, por ajo e vetja. Ata deshirojne dhe na i paraqesin si të mëdhenj ata shqiptarë prej te cilëve, prej sakrificave te tyre dhe të shqiptarëve te kenë përfituar më së shumti ata.

Shqiptarët nuk kanë pse të “importojmë” dhe ta mësojmë historinë tonë ashtu si dëshirojnë të huajt.Historia shqiptare duhet te çlirohet nga mitet dhe legjendat, duhet të çlirohet, të pastrohet  prej njollave dhe prej gënjeshtrave ideologjike, politike dhe prej manipulimeve në interes të pushteteve, pra duhet të rishkruhet.

Shqiptaret duke mos pasur në shekuj një qëndër apo vatër të veten të brëndshme kulturore, shpirtërore dhe as gjuhësore dhe fetare të shkruar kanë vështruar gjithnjë nga qëndrat e jashtme politike e fetare.

Për herë të parë në histori shqiptarët krijuan një qëndër të tyre kombëtare dhe administrative, politike dhe diplomatike, ushtarake dhe strategjike gjithshqiptare që është PRIZRENI, Kryeqëndra historiko-kombëtare e shqiptarëve.

Madje as herët, iliro-shqiptarët nuk krijuan as mbretëri, as perandori dhe as kulturë të mirëfilltë ashtu sikurse krijuan helenët, romakët, maqedonasit,turqit dhe perandoritë e mbretëritë sllave në mesjetë.

Ky realitet krijoi te shqiptarët një kompleks inferioriteti dhe besimi për t’u orientuar nga qendrat politike, fetare e kulturore të jashtme ku disa orientoheshin nga Athina, disa nga Stambolli, disa nga Viena e disa nga Roma (Dhe më vonë  në komunizëm nga Beogradi, Moska e Pekini).

Nisur nga ky realitet i përshkruar shkurtimisht më lart , rezulton se periudha e artë dhe më e lavdishme e kombit shqiptar është “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, periudha 35 vjecare prej vitit 1878-1912.

1-Kjo sepse për herë të parë në këtë periudhë kohore shqiptarët lëvizën si komb i njehsuar panshqiptar; për herë të parë shqiptarët lëvizën dhe ringjallën idenë e bashkësisë politike kombëtare shqiptare dhe krijuan një bashkësi politiko-kombëtare gjithshqiptare të të gjitha trevave dhe të trojeve me popullsi shqiptare dhe pa dallim fetar me KRYEQENDËR kombëtare politike, administrative, ushtarake dhe diplomatike gjithshqiptare,PRIZRENIN.

2-Lidhja shqiptare e Prizrenit i dha shtysën dhe hovin Rilindjes Shqiptare, hapjen e shkollave dhe të arsimimit të shqiptarëve në gjuhën shqipe.

3-Për herë të parë në Europë prej “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” u shtrua problemi shqiptar i cili kërkonte zgjidhje.

4-Koha  historike kur lindi dhe veproi “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” ishte periudha kur asnjeherë si më parë në histori nuk kërcënohej për asgjësim substanca kombetare shqiptare me shumë se në ato vite.

5-Asnjë ngjarje nuk e ka rëndësinë kombëtare dhe nuk mund të krahasohet me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, dhe për këtë nuk e di se a janë ndërgjegjsuar akoma akademikët, intelektualët, historianët, politikanët dhe pushtetarët shqiptarë, apo mos iu ka mbetur ora te përrallat e historisë ideologjike komuniste dhe janë akoma në koma nga helmi politik historiko-nacionalist sllavo-bizantin.

Të paktën Presdenti i Kosovës duhej ta kishte shpallur këtë vit si vitin e “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”. Dhe nëse ai nuk e njeh dhe as nuk e din historinë e Shqiptarëve këtë duhej t’ia kishin kujtuar këshilltarët e tij dhe qeveria.

Në vitet e qëndresës së Skëndërbeut, luftrat dhe rezistenca e shqiptarëve kundër invazionit ottoman në Ballkan pati simpati nga Papati dhe nga Republikat e Apeninit si Napoli dhe Venediku per interesa të tyre dhe nga frika dhe paniku që ata kishin nga rreziku osman; dhe levizjet e betejat antiosmane të asaj kohe ishin të motivuara nga fryma antiislamike fetaro-kryqtare; qendresa e shqiptareve pati simpati edhe nga Lindja sepse Otomanët ishin shumë të fuqishëm dhe të pasfidueshëm në atë kohë, dhe Europës i interesonte çfarëdo lloj lëvizje dhe kryengritje kundër turqve.

Në atë kohë ideja e kombit apo e shtetkombit nuk kishte lindur as si koncept, gjë e cila ndodhi 400 vite më vonë.

Në atë kohë të gjithë individët dhe etnite e ndryshme ishin subjekte të perandorit, carit, mbretit, sulltanit, feudalit etj.

Mirëpo krejt ndryshe u sollën Europa e pabesë dhe fqinjët barbarë sllave, Rusia dhe Greqia me shqiptarët pas 500 vitesh, kur Perandoria Osmane po shkatërrohej dhe kur filluan të lindin e të formohen  shtetkombet moderne.

Në këtë kohë të renies së Perandorisë Osmane: Europa, shovinstët sllavo-grekë nuk morën aspak në konsideratë kombin shqiptar, të drejtën historiko-kombëtare të tij për të formuar shtetin e tyre kombëtarë.

Por përkundrazi,tashmë kur askush nuk kishte më frikë Turqinë, dhe tashmë kur askush nuk e pyeste më atë, nuk e pyeste as Europa dhe as Rusia, pikërisht tani në këtë epokë dramatike për shqiptarët lindi “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, kohë kur për shqiptarët nuk ishte kërcënim Turqia por ishin serbët, bullgarët, malazezstë, Rusia dhe shtetet e Europës të cilat iu turrën si hjena të shqyejnë trojet shqiptare dhe synonin të kryenin asimilimin dhe asgjësimin e shqiptarëve si komb për interesa e tyre.

Pra shqiptarët në këtë kohë kishin armiq të shumfishtë dhe më të rrezikshëm se në tërë historinë e tyre; në këtë kohë shqiptarët ishin të tradhëtuar, të braktisur mbi kurrizin e të cilëve thureshin pazare dhe intriga të tmerrshme nga Europa, Rusia dhe kryqtaret sllavo-grek.

Përiudha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit inkurajoi, nxiti,bashkoi dhe nxori në skenë si kurrë ndonjëherë potencialin e madh ushtarak, politik,diplomatik,ideologjik, intelektual,patriotik dhe kombëtar shqiptar si kurrë ndonjëherë në histori; dhe prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit rrodhën zinxhir ngjarje, organizime, kuvende, veprimtari politiko-diplomatike, akademiko-shkencore   dhe sidomos qëndresë dhe luftëra të pandërprera vazhdimisht për 35 vite rrjesht derisa me Kryengritjen e Përgjithshme të Kosovës erdhi dhe Pavarësia e Shqipërisë.

Pa “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”nuk do t’iu ishte imponuar shteteve të Europës që ta njihnin Ҫështjen shqiptare; pa luftën e Lidhjes nuk do të ishte përmëndur Ҫështja shqiptare në Berlin. Pa Lidhjen Shqiptare të Prizrenit nuk do të vinte as Pavarësia e Shqipërisë , e cila erdhi si rezultat i Luftës dhe qëndresës mbinjerëzore 35 vjecare të shqiptarëve,1878-1912 ,periudhë me të cilën shqiptarët u përballën dhe sfiduan komplotin më të madh antishqiptar në histori. Prandaj Lidhja Shqiptare e Prizrenit është ngjarja kulmore më e rëndësishme në historinë e shqiptarëve, dhe viti 2018 do të duhej të ishte shpallur si viti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarje e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme edhe sot aktualisht.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …