Skënder Sadri Kapiti: Kush janë shqiptarët “tradhtarë” të shqiptarëve?!

Skënder Sadri KAPITI: Mini-shengeni Rama-Vuçiç -“Rivëllazërim – Bashkim” neojugosllav

Jo bisedime dhe as  minishengen me krimin dhe genocidistët serb

Gjërat nga Tirana politike po përsëriten. Komunizmi dhe komunistët shqiptarë i “besuan” dikur  verbërisht bashkim -vëllazërimit  titist jugosllav, pavarësisht se e dinin shumë mirë për krimet dhe genocidin çnjerëzor sllavo komunist kundër shqiptarëve të Kosovës. Për pushtet dhe për ideologji madje komunistët e Shqipërisë u bënë edhe palë antiKosovë me regjimin e Titos, dhe gati punët e servilizmit dhe nënshtrimit të Tiranës ndaj Beogradit  shkuan deri atje sa që Shqipëria u rrezikua që të asgjësohet si shtet kombëtar shqiptar, e të përfshihej në Jugosllavinë e kohës.

Po kështu edhe pas rënies së komunistëve dhe diktaturës enveriste, Sali Berisha dhe regjimi i tij vazhduan politikën proBeogradit me kulmin e tradhtisë kombëtare, me shkeljen e embargos ndërkombëtare të karburanteve kundër Serbisë dhe furnizimin e saj me naftë të regjimit të Millosheviçit i cili ushtronte genocid mbi shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët e që sot kur nuk ka pushtet, ky Berishha përpiqet të mashtrojë opinionin e të duket si patriot,  sikur është kundër Serbisë së Madhe, kundër ndarjes së Kosovës dhe të Bosnjes , në një kohë kur ai ishte në pushtet vepronte krejtësisht të kundërtën  dhe në favor të Serbisë, dhe ishte dakord për një autonomi kulturore për Kosovën, e më vonë pas çlirimit, politika e Partisë Demokratike deklarohej për Pavarësi të Kushtëzuar.

Ndërsa sot me kryeministrin Edi Rama të Shqipërisë politika antiKosovë ka kulmuar madje haptazi dhe shumë guximshëm antikombëtarisht, pasi Edi Rama është bashkëideator i platformës antishqiptare dhe antiKosovë për coptimin e ndarjen e Kosovës, e që jo vetëm kaq por është një mbështetës i Presidentit serb për krijimin e një neojugosllavie moderne minishengen ku në të të përfshihet edhe vetë Shqipëria, pa marrë fare në konsideratë as interesat e shtetit shqiptar të Kosovës, pa marrë parsysh faktin që Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës por lobon fuqishem ndërkombëtarisht kundër saj, dhe pa marrë parasysh genocidin serb dhe mosnjohjen e mohimin e tij nga Presidenti akltual serb Vuçiç,  i  cili ka qenë pjesë e makinerisë politike, ideologjike, shtetërore si minisatër propagante në ishregjimin kriminal e genocidist të Milloshgeviçit.

Por këtij revanshi antikombëtar të E.Ramës në Shqipëri nuk është se po i kundërvihet seriozisht  opozita politike. Mesa duket atë, pra opozitën në Shqipëri e  kanë  kapur frika, ankthi dhe  ethet e VETTING-ut  për zullumet, krimin dhe korrupsionin edhe të saj kur ka pasur pushtetin.

Pra gjithçka në Shqipëri si gjithnjë për politikën në Tiranë mbi të gjitha mbetet interesi per pushtet, pasurimi dhe privilegji personal dhe jo ai kombëtar e shtetëror.

  1. Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama!

Është e turpshme, anticivilizuese, e papranueshme dhe sidomos antikombëtare që për interesa pushteti të ulesh e të bësh marrëveshje me krimin , me kriminelët dhe me genocidistët serbë të cilët kanë ushtruar genocid kundër bashkëkombasve të tu.

Pra, është e vërtetë ajo të cilën unë e kam konstatuar dhe e kam demaskuar gjithmonë se në Shqipëri politika e Tiranës por jo vetëm ajo, shqiptarët e Kosovës i kanë parë me syrin e njerkës dhe si kosovarë, ndërsa shqiptarët e Kosovës Shqipërinë e kanë respektuar si nënë dhe shqiptarët e Shqipërisë i kanë konsideruar si vëllezër gjaku e fisi.

Si është i mundur ky “vëllazërim” kaq i madh i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me Presidentin serb , Aleksandër Vuçiç, kur ky i fundit ka qenë ministër i propagandës kriminale, genocidiste dhe antishqiptare të Millosheviçit?

Si është e mundur që kryeministri shqiptar më shumë interesohet për marrëdhëniet Shqipëri-Serbi se sa per ato Shqipëri-Kosovë? Si është e mundur që kryeministri i Shqipërisë të angazhohet me kaq zell për minishengenin antishqiptar të neojugosllavisë dhe të bisedojë e të dakordësohet me Presidentin aktual serb për gjithçka pa marrë në konsideratë dhe pa u konsultuar me Kosovën e të veprohet kundër saj, kur dhe aktualisht sot , presidenti aktual serb, jo vetëm se nuk kërkon falje por as nuk njeh dhe i mohon krimet dhe genocidin serb , dhe madje  edhe guxon e sfidon edhe SHBA dhe NATO-n duke i akuzuar ato për krim mbi Serbinë pse ato çliruan  gjysmën e kombit shqiptar dhe Kosovën shqiptare?! Si është pra e mundur kjo mirëakordancë  antiKosovë, Tiranë-Beograd , kur ky takim i radhës Rama-Vuçiç-Zaev   do të mbahet në Durrës, në qytetin që Serbia gjithmonë e ka pasur ëndërr që nga aty të dalë në Adriatik ?!

Por edhe si është i mundur edhe mosreagimi qytetar dhe as ai mediatik në Shqipëri kundër këtij antikosovarizmi të qeverisë dhe të kryeministrit të saj edhe sot!?

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …