Sllovenia do të mbështesë Republikën e Kosovës në synimet e saj për integrim euro-atlantik

Sllovenia do të mbështesë Republikën e Kosovës në synimet e saj për integrim euro-atlantik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj. Ambasadori ia dorëzoi Kryeministrit personalisht letrën e urimit nga Presidenti i Sllovenisë, Janez Jansha, dhe uroi kryeministrin për mandatin e fituar. Ambasadori Bertoncelj theksoi se gjatë presidencës së ardhshme të BE-së, që fillon në korrik, një ndër prioritetet e Sllovenisë do të jetë Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian, dhe se Sllovenia do të mbështesë Republikën e Kosovës në synimet e saj për integrim euro-atlantik. Përkushtimi për thellim të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe zhvillimor mes Kosovës dhe Sllovenisë është i dyanshëm, u tha në fund të takimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …