Ish komandanti i UÇK-së, Ferat Shala, përkujton 21 dëshmorët e njësitit, “Pëllumbi” dhe 36 martirëtal “Pëllumbat e Lirisë”, në Negrovc të Drenasit nderohen 21 dëshmorët dhe 36 martirët e lirisë

Ferat Shala: Sot kur përkujtojmë të rënët e martirët, kujtojmë edhe lavdinë, krenarinë, qëndresën dhe sakrificën e tyre

Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të rënies së 21 dëshmorëve të UÇK-së, nga njësiti “Pëllumbi” dhe 36 martirëve të lirisë së kësaj zone, sot në kompleksin memorial “Pëllumbat e Lirisë”, në Negrovc të Drenasit, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë dhe bashkëfshatarë bëmë homazhe dhe vendosëm kurora lulesh në shenjë përkujtimi dhe nderimi të rënies dhe kontributit të tyre për liri. Kësaj radhe mungonte në ceremoninë e përkujtimit në vendlindjen e tij ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi që së bashku me themeluesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarë të tjerë po përballen me akuza të padrejta në Gjykatën Speciale në Hagë. Kompleksi memorial, “Pëllumbat e Lirisë”, në Negrovc, është vetëm një nga qindra e mijëra dëshmi anë e kënd Kosovës, që flet për qëndresën dhe luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së dhe popullit të Kosovës për liri.

Heroizmi dhe rënia në altarin e lirisë e dëshmorëve të njësitit “Pëllumbi”, tregon për atdhedashurinë dhe guximin e djemve të zgjedhur të UÇK-së, në mbrojtje të popullatës së kësaj zone, ndërsa martirët e rënë janë dëshmi për krimet e forcave ushtarako-policore serbe mbi popullatën e pafajshme të kësaj ane.

Sot kur përkujtojmë të rënët dhe martirët, kujtojmë edhe lavdinë, krenarinë, qëndresën dhe sakrificën e dëshmorëve dhe të popullit liridashës të kësaj ane që i dhanë kuptimin e vërtetë lirisë që gëzojmë sot.

Përkujtimi dhe respekti për dëshmorët dhe martirët do të mbetet i përjetshëm në zemrat tona dhe në kujtesën e krenarisë sonë kombëtare. Përulemi para veprës së tyre duke mos harruar amanetin dhe idealin për të cilin derdhën gjakun.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …