Smajl Latifi

Smajl Latifi ka bërë të ditur me 30 tetor do të udhëtojë në Hagë për t’iu përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale

Komandanti i Batalionit të Tretë të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”, gjatë luftës tani kryetar i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me datën 30 tetor do të udhëtojë në Hagë për t’iu përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale. Në një intervistë për KosovaPress, Latifi tha se ende nuk ka marrë ndonjë vendim se a do të mbrohet në heshtje apo do të jap dëshminë e tij. E në këtë rast, sipas të parit të Rahovecit, nëse i jepet mundësia do të flasë mbi të gjitha krimet serbe që kanë ndodhur në Kosovë, e në veçanti në Rahovec. Latifi thotë se ftesa që i ka ardhur ka të bëjë me dëshmitë rreth organizimit dhe strukturimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.   Përkundër se ftesa prej Gjykatës Speciale i është nisur me datën 7 tetor, Latifi thotë se tani  ka marrë zyrtarisht atë. Për mënyrën si do të paraqitet në Speciale, ish komandanti nuk dha detaje, por u shpreh i habitur se pse është ftuar nga kjo Gjykatë. Ditëve të fundit Gjykata Speciale ka intensifikuar ftesat ndaj luftëtarëve të UÇK-së, por dhe ndaj përfaqësuesve të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …