Smajl Latifi: KU ËSHTË UKSHIN HOTI?

Më 16 maj të vitit 1999 (e diel), Ukshin Hoti ishte nxjerrë nga burgu i Dubravës me pretekstin se po lirohej. Në fakt, ky kishte qenë rrëmbimi i tij nga burgu drejt një destinacioni të panjohur edhe sot. Zhdukja e tij as nuk është e rastit dhe as aksident. Kundër tij ishin thurur plane e projekte, sepse serbët e vërenin që dheu po u rrëshqiste nën këmbë dhe se me mendjendriturit, siç ishte Ukshin Hoti, shqiptarët do të ishin më të fortë në proceset politike që do të pasonin pas largimit me turp të tyre nga Kosova.
Që nga viti 1981 e më pas, qarqet nacionaliste serbe e kishin orkestruar sulmin pikërisht mbi këtë shkencëtar të politikës, ngase aty e shihnin rrezikun e forcimit të rezistencës kundër hegjemonisë serbe. Prandaj, e burgosën dhe e izoluan nga shoqëria. Në fakt ky izolim erdhi edhe nga qarqet shqiptare, sepse Ukshin Hoti demaskonte politikën mediokre e pa vizion të disa shqiptarëve, të dorëzuar e nënshtruar përballë okupuesit të egër. Por jo edhe Ukshin Hoti. Ai që do të qëndronte vertikalisht dhe i bindur në të drejtën e vet dhe të popullit të tij për liri, demokraci e bashkim.
Ndriçimi i fatit të profesorit Ukshin Hoti është detyrë kombëtare, ndërkaq trashëgimia e tij intelektuale, e lënë në librat e teoritë e tij të shkruara, është shtegu që duhet ndjekur kombi ynë drejt civilizimit e përparimit mbarëkombëtar!
Edhe pas 25 vjetësh, pikërisht nga Krusha e Madhe e prej shtëpisë së tij, nga Muzeu kushtuar atij, pyesim:
KU ËSHTË UKSHIN HOTI?

Kontrolloni gjithashtu

Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: KUSH MOHON VLERAT SHQIPTARE!

Unë nuk do të isha lëshuar shumë në komente se kush është Taravari apo (taravoli)! …