Socialistët që kanë qeverisur deri më tani në Spanjë, kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e së dielës

Socialistët që kanë qeverisur deri më tani në Spanjë, kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e së dielës

Socialistët që kanë qeverisur deri më tani në Spanjë, kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e së dielës, mirëpo kanë humbur shumicën, meqë partitë e krahut të djathtë kanë shënuar fitore të mëdha. Partia Popullore konservatore është renditur e dyta dhe partia e të djathtës ekstreme, Vox ka fituar më shumë se dyfishin e votave në krahasim me zgjedhjet e kaluara, duke u shndërruar në partinë e tretë më të fuqishme në këtë shtet. Këto kanë qenë zgjedhjet e katërta që janë mbajtur në Spanjë në katër vjetët e fundit. Një procesin zgjedhor të mbajtur në muajin prill, nuk ka pasur shumicë të qartë, andaj socialistët kanë dështuar që të formojnë koalicion qeveritar. Këtë herë, socialistët kanë fituar 120 ulëse nga 350 sa janë në total, apo tri më pak në krahasim me zgjedhjet e muajit prill.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …