Sofja zyrtare ka reaguar pas kërkesës së Rusisë për largimin e trupave të NATO-s nga Bullgaria

Sofja zyrtare ka reaguar pas kërkesës së Rusisë për largimin e trupave të NATO-s nga Bullgaria

Pasi Rusia në mesin e kërkesave të saj për siguri përfshin  edhe tërheqjen e trupave të NATO-s nga Bullgaria dhe Rumania, kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, tha se vendi i tij vendos për planet e mbrojtjes në bashkërendim me aleatët e vet në NATO, Bullgaria është shtet sovran, i cili e ka bërë zgjedhjen e vet para një kohe të gjatë për t’u bërë anëtar i Aleancës Veriatlantike. Vetëm ne jemi ata që vendosim për ta organizuar mbrojtjen e vendit tonë në bashkërendim me partnerët tanë”, tha kryeministri bullgar para deputetëve. NATO-ja nuk ofron kategori më të ulët të vendeve anëtare për të cilat mbrojtja kolektive duhet të zbatohet në mënyrë selektive ose në masë të kufizuar, shkruan Reuters. Moska ka kërkuar garanci të detyrueshme ligjërisht se NATO-ja do ta ndërpresë zgjerimin dhe do të kthehet në kufijtë e vitit 1997. Bullgaria, që ishte njëra ndër aleatet më të ngushta të Rusisë gjatë Luftës së Ftohtë, është anëtarësuar në NATO në vitin 2004.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …