Sofja zyrtare: Nuk e heqim veton për Maqedoninë e Veriut, duhet të ndahet procesi për Shqipërinë në BE

Sofja zyrtare: Nuk e heqim veton për Maqedoninë e Veriut, duhet të ndahet procesi për Shqipërinë në BE

Bullgaria konfirmoi veton e saj për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut gjatë një takimi të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, duke thënë se vendi ende duhet të përmbushë kriteret për të zhbllokuar procesin, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Aktualisht, progresi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ka ngecur për shkak të vetos së Bullgarisë për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, e vendosur kur qeveria e mëparshme bullgare kërkoi lëshime nga Shkupi për çështjet dypalëshe gjuhësore dhe historike. “Fatkeqësisht, Republika e Maqedonisë së Veriut ende nuk i përmbush kriteret për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare”, tha pas takimit ambasadori i Bullgarisë në BE, Rumen Aleksandrov. Ai shtoi se Shqipëria duhet të vlerësohet e pavarur nga Maqedonia e Veriut, bazuar në arritjet e saj. Aktualisht, procesi i dy shteteve është i lidhur së bashku dhe vetoja e Sofjes ndaj Shkupit bllokon fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE edhe me Shqipërinë. Aleksandrov gjithashtu vuri në dukje se Bullgaria ka propozuar disa opsione për tejkalimin e çështjeve me Maqedoninë e Veriut lidhur me të drejtat e njerëzve me kombësi bullgare, si dhe me zbatimin e traktatit të miqësisë të nënshkruar mes dy shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …