Sokol Poga: Veteranët e vërtetë nga Shqipëria dhe mashturesi

Sokol Poga: Veteranët e vërtetë nga Shqipëria dhe mashtruesi

Reagim prej Kryetarit të OVL së UCK-së, Tiranë

Kohët e fundit jemi njohur me listat e shpallura nga Prokuroria e Kosoves, për veteranët e konsideruar  mashtrues, ku përfshihen edhe nga ata nga Shqipëria, të cilët, në masën 95 për qind i përkasin zonës së Hasit e të Tropojës. Që në krye të herës, mund te themi se janë bërë edhe gabime, lidhur me percaktimin  e veteraneve të quajtur  te rrejshëm, nderkohe që është bere nje pune e mirë edhe për selektimin e një pjese, që nuk e meritojnë.

Me kete rast, jemi te detyruar te japim disa shembuj konkretë, bazuar në dokumente e fakte, gjë që mundeson te verifikohen lehtësisht veteranët e vërtetë nga ata të pavërtetë. Dhe konkretisht:

Alush Xhem Gradica, i cili është poseduesi i bazës se parë të UÇK-së në Vlahen–Has, e ngritur nga ana jone, bashke me Luan Haradinaj, në mars te vitit 1997, me porosi te anëtarit te SH.P. te UÇÇ-se, z.Xhavit Haliti. Luani dhe shume antare te Sh.P., si Kadri Veseli, Hashim Thaçi,  Nuri Behxheti (Hoxha) etj, kane qendruar aty, dhe është Alushi ai që i ka percjelle  të shumtën e herës matane kufirit.  Familja tij ka qenë vijimisht e rrezikuar nga materialet rezik shpërthimi që deponoheshin atje, perfshi edhe dy dhomat e gjumit. Pas renies se Luanit, ne 6 Maj te 97-es, Rexhep  Selimi  dhe Daut Haradinaj erdhen mbas dy jave  dhe moren ne dorezim materialet që ishin grumbulluar deri atëherë në këtë bazë.

Alushi, deri ne fund te 99-ës, ishte aktivë, duke mbetur  baza  më e madhe në Has. Ai percolli me dhejtra  grupe luftaresh ne Kosove prej fillimit te vitit 1997, ndersa ne vitin 1999, me nje grup prej 60 vetesh, te cilet bene nje pushim ne shtepine e  Isuf Gashit, “Baces“, në Rahovec, dhe më pas vijuan për në Drenicë. Ne kete grup ishte edhe  H.Thaçi. Sot, Alushi eshte i semure psikik,  dhe kjo vetem per faktin se pesoi traum kur u vra  Luani, me grupin prej 10 vetesh te kryesuar nga Fehmi Lladrovci. Ky grup në kete bazë u armatos. Dhe jemi duke pergatitur pllakatën per ta bërë objekt muzeal të asaj lufte.

Me Presidentin e Kosoves, z. Hashim, qe e njeh personalisht, kemi biseduar per të mundesuar kurimin e tij në ndonje  klinike te specializuar. Por, cuditerisht, tani del nje dorë, qe e nxjerr mashtrues kete kontribues të luftës. Verifikojeni kete fakt, zoterinje te Prokurorisë.

Aktiv ne ato  vite e deri ne fund të luftës ishte edhe vellai tij Demir Gradica, gjithashtu i konsideruar edhe ky, “mashtrues” në lista!

Lah Ajet Lleshi, ka qenë baza e dyte në Pashtrik-Has, lagja Lleshaj. Që në fillim te vitit 1997 edhe  kjo baze u krijua se bashku me Luan Haradinaj. Lahja ka qene aktiv gjate gjithe kohes me  vellezrit e kusherijte e tij. Kane kaluar kufirin me dhjetra here gjate periudhes 1998-1999, per bartjen e armatimit dhe percjelljen e grupeve te armatosura.

Vellai tij, Xhevat Lleshi, ra  deshmor në pritat serbe, duke transportuar armatim në thellsi  te Kosoves, në vitin 1998. Ky far „deshmitari“ i Prokurorise, tashme i dekonspiruar, (per te cilin do flas me poshte), deklaroi se „Xhevati ra duke ruajtur lopën“! Dhe per kete fyerje që ky intrigant që i bëri gjakut të këtij dëshmori, Lahi i dha një mësimtë mirë, dhe per kete arsye ky lloj „deshmitari“, i bie vize emrit tij! Gjithë zona e Hasit e din mire rastin. Te gjithe vellezer e kusherinje te tij ishin teper aktive, te cilet vijojnë të banojne në lagjen Lleshaj-Pashtrik.

Besnik Sali Jaku, shtepia e tyre familjarisht ishte baze e Luftes, me aktivitet mjaft te lavdrurshem në ate kohë. Vellai tij, Perparimi, ish doganier në Portin e Durresit, beri gjithcka per nxjerrjen nga tragetet materialet ushtarake qe vinin nga Perëndimi, gjate viteve 1997-1999. Fehmi e Xheva Krasniqi- Lladrovci kanë qenë strehuar në shtepine e tyre. Thjesht per kuriozitet, gruaja e Besnikut, Gjyla, mban edhe sot ne gishtat e saj, unazen qe i fali Xheva Karasniqi, kur ajo u strehua ne shtepine e tyre, gjë qe edhe eshte treguar edhe në nje emision televiziv.

Aty jane bazuar edhe zoterinjte: Thaci, Kadri Veseli, A. Grabovci e shume grupe luftetaresh, qe armatoseshin dhe merrnin bekimin nga nena e tyre!

Skender Ismail Poga. Shikoni foton, të cilen e ka bërë vet Daut Haradinaj, me aparatin e Rexhep Selimit, në muajin Maj 1997, në Qafe Mali, disa dite pasi u vra Luani, te cilet erdhen per te vazhduar  punen e per të marre në dorzim bazat qe kishim ngritur me Luanin. Prandaj dhe ai nuk eshte rastesisht ne kete foto.

Une jam vet i pesti vella, dhe kam edhe 5 motra. Te gjithe me perkrahen pa hezitimin më të vogël në veprimtarine time atdhetare, por perveç Skënderit dhe meje, cuditerisht, asnje prej tyre nuk figuron në lista per aplikime. Në Has, sigurisht qe  do te ishte vellai im dhe njerzit e mi, sepse tek ata do te mbeshtetesha, sepse dihet që regjimi i asaj kohe na perndiqte. Në ate kohe Skenderi banonte në Krume, prandaj dhe kishte lidhje te shumta. Me Luanin, pothuajse  cdo javë,  ishim ne shtepine e tij.

E kishim mbushur shtëpinë dykatshe plot me armatim , si dhe haurin dy katesh, ku mbante barin e bagëtive. Luftëtarët e LKÇK-se, si Fatmir Humolli (Baci), Nazmi Zuka e Sabit Gashi (Cima) etj, gjithashtu dergonin materiale ushtarake në kete baze. Vajza e Skenderit, Fatbardha 15 vjecare, u vra si rrjedhojë e ekzistencës së këtyre armëve, duke lozur me ato, me dt. 10 Korrik 1997. Të tillë sakrificë bëri Skënderi, duke sakrifikuar edhe fëmijën për lirinë e Kosovës, dhe ky jezit bën të pamundurën për ta hequr nga listat e vetranëve të vërtetë.

E kategorizova pjesmarres vellane  tim, dhe jo pjestar, vetem per t’i ikur ketyre lloj gojeve te liga. Por ishte Azem Syla ai qe e ndryshoi, pasi Azemi i spjegoi komisionit tragjedinë familjar dhe aktivitetin e tij. Prandaj ai komisjon e shpalli me të drejtë veteran. Rexha, Dauti, Daja e Zeka, por edhe shume shoke tjere kane qene ne kete baze pasi ra Luani, dhe është mirë të pyeten.

Shkelzen Mehmet Dollapaj, një djalë trim, nga nje familje patriotike e Tropojes, i lidhur me celulat qysh në vitet e para te luftes, i cili eshte i mirenjohur nga Azem e Hysni Syla dhe shume shoke te njesiteve te para te UÇK-se. Shtepia e tij ishte baze e luftes dhe teper aktivë ne kohen e Luftes.

Hamit Sejfulla Diva, me aktivitet teper te gjate në kete aktivitet atdhetar. Aplikimi i tij per veteran ishte teper i merituar, futja e tij ne listat per mashtrues eshte e turpshme dhe e papranueshme per ne. Nese do t‘i referoheshit emrave qe ai ka permendur ne aplikacion, me te cilet ka  mbajtur lidhje  gjate Luftes, ju kurre nuk do te merrnit inisiativen per ta shpallur veteran te rremë. Por, per fat te keq,  edhe  Hamiti njihet nga ky palo deshmitari xheloz qe e ka listuar të rremë.

Ramiz Sadik Aliaj, i perndjekuri nga Serbia, Haki Hajdari-Derenica, u strehua ne shtepine e tij. Hakiu e shndërroi këtë shtëpi në bazë për logjistikën në Has. Por, po të mos ishte Ramzi veprimtar dhe mbështetës i kudondodhur për Hakiun, ajo familje nuk do të shërbente kurrë si bazë logjistike. Dhe ky i besuari i fshehtë i Prokurorisë na e shpall kontribues të rremë!

Arian Tahir Boçi, Ne Prill te vitit 1997 gazetari Milaim Zeka dhe telekronisti i TVSH,  Bujar Kore, bene nje inçizim me kamera ne banesen e tij, ku ai grumbullonte  armet e zones në Fush Kruje dhe ate armatimit ia jepte linjave tona. Nderkohe, ajo interviste  u dha ne Eurovizion, sepse intervista kishte vlera per opinionin nderkombëtar. Lufta nuk fitohet vetem me ushtare ne front. Me se shumti lufta fitohet me propaganda, prandaj dhe Milaim Zeka me të drejtë shpallet veteran. Nese e deshironi, ne e disponojme kaseten. Milaimi e Bujari mund te flasin edhe me  shume.

Sanije Abdi Peka. Dihet se komandanti i bazes kryesore te UCK-se, per logjistike, ne Shqiperi, ishte Xheladin Gashi, i njohur me pseudonimin “Plaku”. Ai, me gjithë familjen e tij, qendroi në familjen e Sanies, në Krume-Has, prej fillimit te vitit 1997 deri ne mbarim te luftes. Te kjo shtepi-baze kuptohet që do të mbaheshin shume dokumenta e materiale ushtarake, të clat ishin mjaft te ndjeshme per eksplodim. Sanija dhe familja e „Plakut“ edhe sot vazhdojne te jene si një familje e vetme.

Bedri Zenel Islami, nje prej aktivistve të parë nga Shqiperia, ne radhet e LPK-se, në Perëndim, i cili në maj te vitit 1998 u zgjodh edhe kryetar i kesaj force politike, inicuese dhe udhëheqëse të asaj lufte, të cilën e udhehoqi deri ne mbarim te asaj lufte clirimtare. Besoj se eshte e tepert te flasesh me shume per kete figure emenete. Me mire le te flasin per te anetaret e kryesise se LPK.

Shkelqim  Bujar Sadushi. Vjen nga radhet e komunitetit rom në Elbasan. (Rast unikal te ne). Ky pjestar i UCK-se, u rreshtua ne Brig.131, në Junik, e komanduar prej Mus Krasniqit. Koha  tij ne lufte nuk eshte e gjate, sepse mori leje per te shkuar përkohësisht pranë familjes në Elbasan, por me armen e tij vrau pa dashje vellane, per cka edhe beri disa muaj burg.( Shih. dok.)

Isa Adem Demiri Kerçova. Nje shok mjaft i zoti nga Kercova, i cili ka qene i inkuadruar në celula shumë heret. Bashkëluftëtar  me Adem Jasharin prej vitit 1993,  (shiko foton).

 Se bashku me Agush Bujen kane sjelle materiale ushtarake me shumice nga Zvicra, por edhe 24 kamionet e tipit  „Saurel“, qe u perdoren nga ne me nje repart special qe furnizonte  repartet e  UÇK -se kur vullnetaret luftetare sterviteshin në Veri. Shtepia e tij, në Golem (Kavaje), ka qene baze, ku u strehuan qindra luftetare dhe prej te cileve kane rene 20 deshmore,  perfshi heronjte  Fehmi e Gjeva Lladrovci, Ilir Konushevcin,  Abedin Rexha, Bahri Fazliu, Agron Rrahmani, Skender Çeku etj, pervec qe ky person eshte i mirenjohur nga zoterinjte: K.Veseli, Thaçi, Shaban Muja, Ali Ahmeti  etj. Dhe para do kohesh, ne kete baze u vendos nje pllake perkujtimore. Per kete gjeni dhe lexoni edhe fjalimin e zoterinjve Ali Ahmeti e Xhevat Bislimi mbajur me kete rast, ku ishin prezente edhe F.Nano e Sabit Brokaj.

Alfred Din Koleci, babai  tij,  Din Koleci, eshte deshmor. Ra  matane  kufirit mbi Vlahen gjate kohes kur transportinte  mjetet ushtarake per ne Kosove dhe Alfredi ishte ne ate ne grup transportues municioni e arme, i cili e mbarti në krahë babanë e vrarë për ta sjellë në shtëpi. Dhe ky dëshmitari i rremë bëhet garant për mohimin e asaj veprimtarie!

Grupi Vlahnës: Banoret e Vlahnës kane qene te gjithe ne Lufte, por megjithate, jane gjetur te etiketohen rende djemte me aktive:

Ylli Avdi Sokoli. Me aktivitet intensivë gjate luftes. Ka perkrahur Luanin dhe organizuan edhe pritje  ne shtepine e tij kur ai ra. Ka qene nje nga organizatoret e grupit te Vlahnës per bartjen e armatimit. Mori  pjese  aktive ne luften e Koshares.  Aktiviteti tij eshte i njohur edhe nga vellezrit Haradinaj.

Miftar Sait Kovaçi. Aktiv me grupet e luftetarve. Shtepia tij ka qene baze e materialeve ushtarake dhe vete ai organizator per dergimin e materialeve ushtarake deri ne Rahovec e me larg.

Astrit Ali Sokoli, i plagosur nga ushtarët serbë gjate transportimit te furnizimeve brenda në Kosove, shume aktivë. Dhe me poshte po rendis emerat e disa me te spikaturve: Bali  Mus Muhadri, Mehmet Islam Kadria Muhadri, Abedin Avdi Karakushi, Bajram Ajdin Muhadri, Asllan  Zenun Sokoli, Kujtim Rrahman Sokoli, Vesel Isuf Gocaj, e shume te tjere, të neperkembur ne listat e turpit, qe neve, dhe shume dejtues te luftes e ushtarë nga Kosova i njohim personalisht.

Djemte e Cahanit, qe jane njohur edhe ne ate kohe si:  Grupi Cahanit-Pashtrik (nje pjese e tyre): Qamil Hysni  Cahani organizator e ne kontakt me „Plakun“ , Xh. Gashin, Bedri  Sahit Cahani, Agron Elez Cahani, Adriatik Beq Cahani, Asllan  Jemin Cahani, Avdi Bajram Cahani, Shani Maksut Cahani, Binak e Halil K. Cahani, Alush Sadik Cahani, Hajredin Besim Cahani e shume te tjere  meritore te brezit kufitar, nga lagja Lleshaj e Koleci, e të fshatrave Pogaj, Golaj, Helshan, Letaj, Dobrune etj, qe realisht  moren pjese  në Lufte.

Nga nje veshtrim i pergjithshem, deri tani rezultojne mbi 200 vete, te cilet nuk duhet te ishin ne keto lista deskritituese.

Pa marre parasysh, se kush futi duart ne keto lista të turpërimit të  luftëtarëve të vërtetë, por kjo eshte krejt e pakonceprueshme. Nuk dihet se cfare kriteresh u perdoren kur u shpallen listat me 2014 e 2015, ku u miratuan 70 perqind e tyre; dhe nuk dime gjithashtu se cfare kriteresh u perdoren tash qe u mohuan si veteranë, kur i njejti ligj vazhdon te jete në fuqi.

Me mire se kushdo tjeter mund te flasin  Azem Syla, Rexhep Selimi, Fatmir Lima, Must Jashari, Hysni Syla, Bislim Zyrapi, vecanërisht koloneli Maliq Doci, komandanti i qendrës stërvitore në Has, por dhe luftetaret e Batalionit Atlantiku e shume e shume luftetare te Kosoves, per pjesmarrjen e perkrahjen  masive te Hasit ne Lufte. Nese do te kerkohej, ata do flisnin edhe konkretisht me emër, per njerez e zona te caktuara qe ishin ne flaket e zjarrit te Luftes.

A mund te besohet se vertete  Prokuroria mund ta caktoje sakte  kriterin  ekzakt se kush e meritoi e kush jo ne Has, pa kontaktuar e konsultuar me këta persona dëshmitarë okularë?

Hasi, per arsye politike shteterore nuk u caktua si nje Zone  Operative me vehte e luftës në Kosovë, per te mos u implikuar shteti yne. A mund të zhvillohet lufta pa logjistikë? Dhe Hasi ishte logjistika kryesore e luftës në Kosovë. Kush e mohon këtë gjë, ka mohuar gjithë luftën për clirimin e Kosovës.

Edhe sot ne disponojme listat e  Xheladin Gashit -“Plakut “, per njerzit aktive ne Has. Pikrisht, keta persona jane goditur nga nje dore e njohur tashmë, pas intervistës që dha prokurori Elez Blaka. Ky person nuk ka asnje  lidhje me Hasin dhe luften e tyre.  Nuk dijme se ne cfare cilesie apo statusi eshte pyetur ky „deshmitar“; por, ajo qe dimë me siguri, eshte fakti se ai eshte mjeshter i madh i mashtrimit, dhe intrigant kalibri, që manipulimin e ka ngritur në art.

Po kush eshte ky „deshmitar“ kaq i besuar e kompetent i Prokurorise? Po e spjegojme me poshte:

Ky person e ka emerin Spiro Butka (Bucka). Pasi u perzu nga TMK-ja, ky Spiro, në muajin qershor 2006, e që të jemi sa më realistë, i ndihmuar edhe nga ana e jone, hartoi dokumentacionin ligjor per Shoqaten e Veteraneve te UCK, per Shqiperine. Dhe, pa bërë ende grumbullimin e anëtarësisë së kësaj shoqate, ai u vetshpall kryetar i saj, beri edhe vulen, dhe menjehere filloi te shkruante gjithcka e kunder gjithkujt qe kishte kontribuar ne luften per clirimin e Kosoves, për të nxjerrë vetëm veten si kontribuesin më të madh nga Shqipëria për atë luftë clirimtare, si rrjedhojë e etjes së tij për lavdi e karjerë. Mirëpo, me idete e tij delirante dhe shpifjet e tij, ai u be i padurueshem.

Per kete arsye, në  vitin 2015, kryetari OVL. UCK për Kosovën, Muharrem Xhemajli, sekretari organizativ i saj Smajl Elezi dhe antari i kryesise  Naser Berisha, te autorizuar nga Kryesia, erdhen ne Tirane dhe i komunikuan Spiro Butkes shkarkimin nga detyra  e kryetarit te vetzgjedhur, per shkak te shkrimeve te tij skandaloze, të bëra në cilësinë e kryetarit të veteraneve te Shqiperise

Ai mendonte se, meqense, unë isha antar i Kryesise se Veteraneve ne Kosove, kisha ndikuar ne shkarkimin  e tij, prandaj filloi të shpifte e të bëhej dëshmitar i fshehtë e i besuar i Prokurorisë, për t’u mohuar të qenët veteran kontribuesit e vërtetë për atë luftë, që unë u pata vërtetuar aplikimet e tyre. Kësaj i thonë: për inat të sime vjehre, vajta e fleta me mullixhiun.

TMK- ja, me urdhër të Komandës së KFOR-it, Spiron e perzuri me cermoni. Duke qenë njeri tepër  hakmarrës dhe intrigant, u hakmorr duke shpifur me shkrime nëpër gazeta dhe media të tjera të Kosovës, se gjoja drejtuesit kryesorë të TMK-së ishin agjentë kroatë etj. Ndoshta për këtë „zbulim“ të madh,Prokuroria  pranoi si dëshmitar,pasi nuk ka  shpjegim tjetër.

Fushatën shpifse e filloi më pas edhe ndaj meje, duke me veshur disa vrasje te shekullit, duke më bërë një nga më të pasuruarit nga UCK-ja, madje duke më bërë edhe pronar me pallate në Shqipëri e në Kosove. Mirëpo, nuk u mjaftua me kaq, më pas „zbuloi“ se në dhe dhe babai im, kolonel Ismail Poga, pakkishim qenë te lidhur me UDB-n! Dhe kë? Ismail Pogën, që Serbia e ka dënuar me vdekje në mungesë për atdhetarizmin e tij të shquar, ku, për nder të asaj veprimtarie, sot ne Kosove  tre rruge mbajne emrin e tij.

Nuk kam denjuar më herët te debatoj asnjehere me kete mashtrues, se me dukej rënie ne nivelin e tij të turpshëm, per faktin se na njohin të dyve. Por cdo gje ka nje kufi. Per arsye se shpifjet e tij nuk kane te bejne më, për mua dhe familjen time, por ai kërkon të denigroi gjithë Ushtrine Clirimtare te Kosoves. Me këtë e mbushi kupën. Nuk thuhët më kot se durimi ka kufi.

OVL e UÇK ne Kosove  duhet te verpoje per t‘i ndalur hovin këtij mashtruesi sa nuk eshte vonë, por edhe institucionet ne Republiken e Shqiperise, përfshi TV e media të ndryshme, Org. LANÇ-it, ambasada e Kosoves etj, ku ai prezantohet  cdo dite si “Kryetar i veteraneve” dhe t‘ia  mbyllin kete lloj rruge dashakeqe kombëtare.

Në 2 nentor 2016 u bene zgjedhjet e rregullta te OVL për UCK-në, në Shqiperi pas shkarkimit tij nga OVL Kosovë, ku Spiro nuk u zgjosh as antar i kryesisë sonë, dhe Prokuroria e ka pas te lehte ta verifikonte kete fakt, pasi disponojmë të gjitha dokumentacionin e nevojshëm. Thua që të jetë kaq e pa aftë Prokuroria në Kosovë e të mos e dijë se për t’u zgjedhur kryetar i një shoqate të miratuar me vendim gjykate, nuk paska dokumentacione?! Nuk e besojmë.

Ky Butka (por që mbiemtin e vërtetë e ka Bucka)  vazhdon edhe sot  te thirret ne emer te shoqates se tij private, duke deklaruar: „shoqata jonë nuk i njeh veteranet e sotem“, dhe percakton numera e emra nga shtepia tij, per te dhene te kuptohet se ky paska qenë shef i madh i luftes. Aq i madh është, sa që kur u shkarkua prej drejtuesve kryesore te OVLUCK të Kosovës, filloi te qante si ato gratë e liga,  dhe u lutej me aman e derman te mos e hiqnin, sepse, sipas tij: „do të më fusin ne burg, po nuk qeshë kryetar i kësaj shoqate“. Pse e kishte kete frike? Pyeteni, se vetëm ai e di mirë; ndoshta e di edhe Prokuroria e Kosovës, ndryshe nuk kuptohet me c‘qëllim e kanë përzgjedhur.

Mirepo, ai e mori vulen e shoqates me vete dhe nuk e dorzoi kur u shkarkua, dhe per ne te zgjedhurit shkruante se na kishe  “perjashtuar“ nga shoqata! Edhe sot, ku mbas vehtes tij ka vetem kater vete, manipulon me ate vule, ne emer te “shoqates” se tij, duke perpiluar lloj-lloj dokumentesh, që si e si të uli sa më shumë vlerat e asaj lufte clirimtare.

Me këtë vulë, gjoja në e mër të shoqatës, i propozoi Presidentit të Shqipërisë dekorimin e tij si luftëtar i madh. Dhe ia arrrriti qëllimit.  Presidenti Topi, pa bërë verifikimet e nevojshme, as këtu e as ne Kosovë, ia dha medaljen, dhe atë medalje e merr dhe e tregon në cdo zyrë që paraqitet si kryetar, pavarësihtë se është i rrejtshëm.

Per kete arsye, ne te zgjedhurve, Kryesia e OVL.UCK në Kosove na pajisi me vule tjeter të njohur zyrtarisht, dhe u detyruam te ndryshojme edhe stampen, duke e emertuar jo me „shoqate“, por OVL.UCK. Tani ka ardhur koha te ndalohet  ky manipulant dhe po pergatitim edhe nje padi penale per kete.

Me ligsiene e tij, ka marre  guximin te fute në keto lista  “mashtruese” nje nga personalitetet e shquara te Shqiperise, z. Sabit Brokaj, i cili per meritat e aktivitetin e tij te gjithanshem ne favor te Luftes, nga vet SHP i UÇK-se, eshte listuar Anetar i Shtabit te Pergjithshem. A nuk e njeh Prokuroria Z. Brokaj? A e dijne ata të Prokurorisë se Ai zotëri ishte Minister Mbrojtje ne fillim te atyre viteve dhe me pas  keshilltar i Presidentit Mejdani, i cili na mundesoi ne ate kohe gjithcka kerkohej per luften ne Kosove? Shoket e tjere te ShP te UCK, ku jane, pse nuk flasin?

Departamenti Amerikan i Shtetit kete Bucken tone e ka futur  në – Lista e Zeza – per shkak te veprimtarise se tij me AKSH e FBKSH. Ky „patriot” i madh, pasi largohet s ii padenjë edhe nga TMK-ja, na shpall AKSH-në dhe vetemrohet komandant i saj, me gradën general-kolonel, me pseudonimin “Vigan Gradica”. Në ate periudhe filloi te kerkonte  te holla prej popullsise nga Kosova, Maqedonia e diaspora per te ndertuar  “Armaten” e tij, dhe nxiti per perfitime te tij, Islam Berishen qe u vra ne Uren e Ibrit,  rast i cili eshte i njohur ne Kosove. Kete ngjarje duhet ta hetoje Prokuroria.

Ky Spiro prej fillimt është mburur dhe vijon të mburret me operacionin “Shigjeta”. Shikoni aplikimin e tij (foto), ku thote se, paska qene emeruar zv.komandant i Operacionit “Shigjeta”, ne nje kohe qe nje funksion i tille nuk ka qene percaktuar nga Shtabi Pergjithshem i UCK. Madje i ka vënë edhe datën 1 prill 1999.

Duke qenë se nuk ka qenë në rrjedha të ngjarjeve, ngaqë është mobilizuar javën e fundit të muajit prill 1999, nuk e di se thorrja e SHP dhe e QPK për mobilizim të përgjithshëm është lëshuar në 2 prill. Po ashtu, Spiro nuk di edhe faktin tjetër se plani luftarak për peracionin “Shigjeta” është filluar të hartohet një javë pasi filluan të grumbullohen në Shqipëri vullnetarët nga diaspora, në 15 prill,  dhe ka përfunduar në 26 prill (sikundër dëshmon autori i atij planizimi, Shpëtim Golemi), prandaj dhe vendos emërimin e tij në 1 prill 1999, kur në atë datë as që ka qenë menduar nga SHP planizimi e hartimi i atij plani luftarak për atë operacion. Kështu që, duke vendosur datën 1 prill 1999, në vend që të vendoste vetullat, ka nxjerrë sytë.

Dhe të gjitha këto i ben per t’u hequr shef i mad hi asaj lufte. Por faktikisht nuk ka kryer asnjë lloj detyre komanduese për operacionin “Shigjeta”. Kështu që ky zotëri ka qëndruar vetëm në një zyrë, në uzinën mekanike në Kukës, dhe asnjë lloj detyre tjetër nuk i është besuar. Pyesni se ku e ka gjetur këtë trim edhe ish-zv. Ministrin i Mbrojtjes, z.Fatmir Limaj, kur mbriti në Kukës për dretimin e atij operacioni. Asnjeherë ky person nuk e ka kaluar kufirin gjatë luftës në Kosovë.

Spirua e ka dorzuar aplikimin e tij në vitin 2013, por Komisioni Qeveritar “Per Veteranet” ne Kosove  ia Refuzoi. (Shikoni Listen e shpallur me emrin e tij te refuzuar me nr. e aplikimit tij  039553). Besoj se ata u bazuan diku  per kete vendim.

Meqenese e ka te ndaluar te hyje ne Kosove, pas refuzimit, dergoi atje Rabien, (gruaja e  deshmorit Teli Koxhaj nga Berati, qe ra ne Maqedoni ) me nje tjeter, tek Azem Syla, “Daja”, se ku e ka gjetur këtë trim i cili me vone ia mundesoi te fitonte statusin e veteranit.

Per kete arsye, pata nje debat me „Dajen“, per vet faktin se ky nuk e merriton kete status; por pse ia mundësoi Daja statusin, atë e di ai. Por paradoksi eshte se tani, ky edhe pse i refuzuar nga Komisioni Qendror, autorizohet nga Prokuroria të jetë ai verifikuesi i veteranëve të luftës,që vetë ky nuk i dëgjoi as krismat e asaj lufte, e jo më të dijë se kush veproi e luftoi!!!

Per dijeni, ky zoteri eshte perjashtuar nga ushtria e Shqiperise, ne gjysmen e dyte te viteve ’70, si I padenje per oficer, per shpifje e thashetheme. Me te njejtin stil vazhdon edhe sot. Zanati nuk harrohet. Pranoi te inkuadrohej ne UCK thjesht për përfitime personale,madje si nje mercenar, duke e percaktuar edhe pagesen, jo 500, se nuk ishte dakort si gjithë të tjerët, por 1000 marka ne muaj. Hasjanet nuk moren rroge mujore si ky.

A mund te pretendohet se ky tip i semure e pa personalitet, i njeh hasjanet në aktivitetin e tyre, kur vetem 2 dite ka shkelur ne Has, ditet e tjera,sikundër thamë, ka qene te uzina mekanike ne Kukes, ndërkohë që hasjanit kishin 2-3 vjet që luftonin serbin  e furnizonin UCK në Kosovë? Dhe paradoksi më i madh, është ky që duhet të përcaktoi se cilët hasjanë kontribuan për atë luftë e luftuan në Kosovë!

Ky eshte ai personi i besuar sekret i Prokurorise së Kosovës. Le të na tregojnë zotërinjtë prokurorë se kush ua ka rekomanduar këtë  person, se vështirë të besohet se e kanë zgjedhur vetë, pasi Spiro Butkës i është ndaluar nga ish-Presidenti Bush (i vjetri) të hyjë në Kosovë. Kush janë këta zyrtarë kaq të fuqishëm, që dalin edhe mbi presidentin e SHBA?!

Une i dhashe materiale te bollshme kryetarit të OVL, z.Hysni Gucatit (keto qe po paraqes tani dhe të tjera  foto me dosje), per t`ja dhene Prokurorise. I dhashe edhe nr. tim te telelefonit. Po me ate rast, i dhashe te shkruar edhe fjalen qe mbajta me date 5 Maj 2017 ne Krume me disa qindra pjesmarres edhe nga Kosova, ku u bera thirrje  te ndalonin dhenjen e parave per tu bere veterane, sepse listat do te rishikohen; me ç’rast, me kurrajo  mora persiper edhe barren e reagimeve. Prita  qe  prokuroria te me therriste dhe t’i ndihmoja me korrektesine e perkushtimin tim, por kjo nuk ndodhi.

Jemi te ndergjegjeshem se jane bere gabime ne lista, por ka te tjere qe akoma jane jashte listave. Konstatoj se ka elemente qe jane hequr me te drejte. Elemente nga zona te ndryshme ne Has gjeten “komandnate” te pas luftes ne Kosove, qe pretendonin se e njihnin Hasin dhe me forma te ndryshme arriten te listohen pa merita. Situata doli jashte kontrollit. Nga ajo zyre, ne prani te Faik Fazliut kam terhequr rreth 200 aplikacione, te cilet i ruaj akoma ne arkivin tim, shume te tjera i asgjesuam po aty, ne zyrat tyre,  por shume prej tyre edhe sot  listohen si te vertete.

E njejta situate, eshte edhe nder lista tjera te dala nga prokuroria prej deshmitarve  qe bejne fjale per percaktimin e elementit ne fshatra te ndryshme ne Has. Nuk dime sa te sigurte e te sakte kane qene edhe ata, por mund t’ju them me shqetsim, se me keto veprime mund te kriojhet nje precident  i rrezikshem. Ata mund te zbulohen, siç u zbulua nga hasjanet ky tipi, dhe mund te kemi pasoja te pa parashikuara, pasi atje, siç jam ne dijeni, kane filluar dyshimet ndaj individeve te caktuar.

Jane hequr persona teper aktiv  ne ate Lufte dhe   jane konsideruar mashtrues. Ne se je apo jo mashtrues, kete e percakton vetem Gjykata, askush tjeter.

Por a nuk u gjet nje term tjeter per te mos lenduar shoket? Gazeta pro ruse e serbe, mezi priten  per te baltosur Luften e per t‘i futur  edhe veteranet  ne nje thes. Sot ata ndihen te fyer. Trimeria e fesnikria qe treguan dje, sot u eshte neperkembur. Nuk kontribuan per tu shperblyer me nje pension, kete askush nuk e dinte atehere. Hasi ka qene dhe vazhdon te jete i varfer, por askush te mos guxoje t’ju ndaloje atyre qe e meritojne, Titullin e Nderit te Veteranit.

Lufta ishte e hapur, jo sekret, perse sot duhehen thirrur deshmitare te fshehte e sekret per te treguar bashkluftetaret e tyre? Per cfar kuptimi?  Hasi e Tropoja ishin vet ne Lufte .Te gjithe e njohin njeri tjetrin ne çdo fshat. Edhe sot flitet per aktivitetin e sejcilit ne ate kohe. Ne nuk kishim komandante ne çdo fshat, ashtu si ju ne Kosove, por kishim organizatore te fshatit. Ata, aty jane edhe sot. Pyesni.

Javen e kaluar degjuam ne nje nga  Tv e Kosoves, Kryemisnistrin e nderuar, z.Ramush Haradinaj.  Ashtu ka ndodhur edhe tek ne, s’ka evidence te sakte. Serbet hyne brenda kufirit tone ne shume pjese te kufirit shteteror, Tropoje e Has, deri ne 100 apo 300 m ne thellsi dhe gjuanin ne shtepite tona.Te gjithe rroken armet dhe ruajten familjet e pronat e tyre. Grupet e fshatareve tone, çdo nate kalonin kufirin me 10, 50, apo 120 kafshe ngarkese me armatim.  (disponohen filmime per shume raste). Percillnin permes plumbave grupe te ushtaresh matane kufirit. E gjithe lenda e pare e Luftes u bart apo kaloi neper Has e Tropoje.

Nga ajo lufte e perbashket,  34 te vrare e mbi  20 te plagosur ka Hasi, por dhe Tropoja e cila u la disi pas dore ne kete proces .U bene deme  materiale ne shtepi e bagti, jane konstatuar trauma te disa  femije nga granatimet. Kush i rregjistroi ata? Ne nuk ishim te inkuadruar ne Batalione e Brigada, por ishim realisht baza e logjistikes se luftes. Shteti shqiptar ka bere pak ose aspak ne kete drejtim. Shume qeveritare te sotem nuk e dijne as cfar ndodhi ne ato zona ne ate kohe te Luftes.

Mbas Luftes, ne nuk kishim se si te rregjistrojeshim ne listat e IOM-it, as ne listat e KFOR–it,  kur u be demilitarizimi i UCK-s, por as ne listat e TMK-s. As komandantet tuaj  nuk mbajten lista per hasjanet, por gjeten perkrahjen e tyre pa kursim.

Sot harruat, e duhet te fshihen nga listat ?!  Perse dhe kujt i duken shume tani?  Gjykoj se nuk duhet te humbisni besimin e  vullnetin e kesaj zone, por edhe te Tropojes, ku te gjithe ishin te perfshire ne Lufte. Ai vullnet e besim duhet te mbahet gjalle, sepse nuk i dihet, Ballkani duket i trazuar.

Ne vitin 2013 kam dorezuar listen e sakte te aplikimeve kush e meriton e kush jo. U caktova ne kete proces nga qeveria e Kosoves. Bera shenime per sejcilin, duke bere edhe kategorizimin e tyre. Ne ate kohe, me procesverbal, kam dorezuar gjithsejt 547 aplikime ne rang vendi.

Por politika ne Kosove, pas vitit 2013 e ne vazhdim, vet i zhveftesoi kriteret e ligjit, dhe rifilluan aplikimet. U tha se: Kush ka dhene buke e uje ishte veteran!! Hasjanet dhane me shume se buke e uje, por ashtu si ne Kosove, u gjeten rruge e forma per aplikime pa kriter.

Deri me dt. 27 Prill 2017  nga e gjithe Shqiperia kishin fituar Statusin  gjithsejt 1042 veterane. Nga te cilet, nga  Hasi 718 vete, nga Tropoja 160 vete. Nga zona tjera te vendit 164 vete. ( Lista e siguruara nga zyrat e M.Punes e Ceshtjeve Sociale, cfar nenkupton se keta persona kishin hyre ne sistem te pagesave.] Me pas ky numer ka ardhur ne rritje dhe situata doli jashte kontrollit.

Tani dalin lista me emra dhe hiqen te nesmeren nga gazetat e portalet. Fshataret e Pashtrikut ne Has nuk kane telefona inteligjent  e as interrnet dhe nuk dijne ekzakt  se kush u hoq e kush jo. Asnje  nga Kosova nuk kerkon te koordinoje per kete katraure, por gjendet ky Spiro, qe vendos me poste elektronike, (se nuk besoj ta keni marre ilegalisht ne Kosove,ngaqe eshte ne listat e zeza)

Prokuroria ne Kosove tani  ben thirrje qe brenda nje afati te shkurter te behen ankesat ne Gjykate!!

Çfar dokumenash mendoni se kane hasjanet sot mbas 20 vitesh, kur ata  me grupe organizoheshin  nga fshatrat Vlahen, Dobrun, Golaj, Cahan, Helshan, Kishaj,Pogaj etj, dhe deri ne 120 kafshe kalonin malin e Pashtrikut, duke bartur materialet   e duke kaluar kufirin disa here, se bashku me ushtaret e Kosoves. Kush i numroi apo rregjistroi ata? Kafshet e ngarkuara u regjistroin nje per nje, por jo njerzit.

Shoket ne Kosove, ata qe e njohin  mire Hasin, duhet te prononcohen, e jo kaq indiferent ndaj popullsise se ketyre zonave meritore.

Do  te ishte ne nderin e tyre dhe te Qeverise se Kosoves qe zona e Hasit, perfshi edhe Tropojen,  te kishte kritere me te buta ne keto percaktime, gjithnje te bazuar ne aktivitetin e sejcilit, sepse ata ishin vertete luftetare, por jashte evidencave te „komandanteve“ tuaj.

Ne se dikush ka qellim qe te sfumoje, apo te  zbeh vlerat e kontributin qe dhane gjate asaj Lufte populli Hasit e i Tropojes dhe i gjithe Shqiperise, gabon rende , sepse nuk do t’ja arrije.

Saktesimi i veteraneve nga prokuroria, per mua ishte i gabuar. Ky “deshmitari”, qe pershkruam me lart, mbase eshte shembulli me tipik. Neqoftese komandantet gabun, le ti korrigjojne gabimet. Gjithcka duket se mund te korrigjohet. Mendoj se do t‘i duhen shume vite Gjykates te zgjidhi kete problem, dhe perseri gjykata nuk eshte rasti me i mire i zgjidhjes. Jam per riberjen e Komisioneve, ku te vendosen kritere te rrepta dhe te vihen para pergjegjesise ligjore komandantet, dhe te ribehen listat. Sipas te gjitha burimeve te sherbimeve sekrete te huaja, te asaj kohe, por edhe te zbulimit tone, ku kam shyrbeyr, deri me 12 Qershor 1999, ushtar aktiv ne UÇK, brenda ne Kosove, ishin    rreth 20 mije ushtare. Por, perfshi dhe logjistiken ky numer  arrinte deri mbi 25000, gje qe u pranua edhe nga OVL UÇK.

Kriteri ishte edhe per kategorizimin “Pjesmarres” por nuk duken gjekund te tille. Numeri i sotem i veteraneve  duket pak i teperuar, pasi ketu mendoj se u futen edhe ata qe kontribuan me te holla ne Perendim etj.

Ka vend per diskutim kjo shifer, por me Ligjin ekzistues, veshtire te ndahen sakte percaktimet. Ju kerkoj ndjese, por dua te tregoj nje fakt: Babai im, Ismail Poga, gjate LANÇ-it, ishe Komandant i Çetes Hasit, me pas Komandant i Batalionit te Hasit dhe per nje periudhe Zv Komandant i Brig XXV S. Ne vitin 1982, kur ai ndodhej ne spitalin e Kukesit, pra 38 vjet pas perfundimit te Luftes, po ne spital, ku edhe une isha i pranishem, ai leshoi nje vertetim (deklarate), per nje  ish  partizan, i cili akoma nuk kishte perfituar Statusin. Por ajo deklarate u vertetua edhe nga organet e tjera.

Me kete rast dua t’ju bej thirrje te gjithe veteraneve te vertete te Hasit e Tropojes, por edhe familjeve te deshmoreve dhe invalideve qe te ruajne qetesine. Ky mund te jete nje proces i gjate, por do te shkoje aty ku duhet, sejcili do marre ate qe meriton. Te pamerituarit nuk do te mund te mbijetojne gjate. Te tjeret, te fyer e te neperkembur padrejtsisht me keto lista, do te fitojne te drejten e tyre dhe une, ne cilesine e kryetarit te veteraneve, do ti mbeshtes.

                     Kryetari i OVL të UCK – Dega Tirane

                                      Sokol Poga

Tirane, 28.9.2018

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …