Sondazhi i CNN-it: 33 për qind thanë se Bideni shënoi fitore, ndërsa 67 për qind thanë se debati u fitua nga ish-kryetari, Trump

Televizioni i njohur amerikan, CNN, zhvilloi një sondazh të shpejtë me votuesit menjëherë pas debatit mes presidentit Joe Biden dhe rivalit të tij republikan, Donald Trump. Në pyetjen se kush e fitoi debatin, vetëm 33 për qind thanë se Bideni shënoi fitore, ndërsa 67 për qind thanë se debati u fitua nga ish-presidenti Trump. Sa i përket besimit në aftësinë e kandidatëve për ta udhëhequr vendin, 57 për qind e pjesëmarrësve thanë se nuk kanë besim të vërtetë në aftësinë e Bidenit, në krahasim me 44 për qind që e patën këtë bindje për Trumpin. Margjina e gabimit në sondazh ishte 5,5 për qind. Gjatë debatit, Bideni disa herë kishte vështirësi në shqiptimin e fjalëve. Në një çast, rivali i tij, Donald Trump, me shpoti pretendoi se nuk e kishte kuptuar Bidenin dhe se mendonte që as vetë presidenti nuk e dinte se ç’kishte thënë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …