Sonte në orën 20.00 në TV-Dielli shfaqet filmi dokumentar: “Kryengritja e Marsit dhe e Prillit të vitit 1981”

Sonte në orën 20.00 në TV-Dielli shfaqet filmi dokumentar: “Kryengritja e Marsit dhe e Prillit të vitit 1981”

Sonte në Televizionin Dielli, duke filluar në orën 20.00 shfaqet premiera e filmit dokumentar:  “Kryengritja e marsit dhe e prillit të vitit 1981”, që i kushtohet rezistencës së protestuesve më 2 dhe 3 prill të atij viti, në relacionin Prishtinë-Besianë, në fshatin Besi, të Prishtinës. Ata,  asokohe kishin rrëmbyer armët për t iu kundërvënë forcave policore e ushtarake të ish RFSJ-së.

Prej ditës së nesërme, më 2 prill 2017 duke filluar nga  ora 22.00 për shtatë ditë rresht,  transmetohet emisioni “Bisedë në studio” ku protestuesit e asaj kohe, ish të burgosurit politikë: Zijadin Hoxha, Zymer Krasniqi, Avni Llumnica, Fadil Shala, Sami Leci, Agim Leci dhe Vehbi Leci, do të  shpalosin kujtimet e tyre për protestat, arrestimet, dënimet, burgjet në të cilat kanë kryer dënimin dhe vështirësitë me të cilat janë ballafaquar dhe ballafaqohen edhe sot në Kosovë, prijatarët ndër të parët e  Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Përshkallëzohet dhuna në Tiranë, qindra të lënduar dhe mbi 160 protestues të arrestuar

Protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave …