Brickos

Petersen uron Haradinajn, nuk kam dyshim se do të shfaqni energji, përkushtim dhe gatishmëri për t’u marr me sfidat kryesore të pa zgjidhura

Soren Jesen Petersen: Kosova ka nevojë për një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë

Ish kryeadministratori i Kosovës nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Soren Jesen Petersen i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se Kosova duhet të udhëhiqet nga një gjeneratë e re. Fatkeqësisht Kosova ka gjeneratën e njëjtë të udhëheqësve politikë që ishin në pushtet ose afër meje, madje edhe para pavarësisë. Këta udhëheqës politikë janë jashtë kohe dhe jashtë realitetit. Për këtë arsye Kosova ka nevojë për një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë. Kosova vazhdon të përballet me të njëjtat probleme sikur edhe shumë vite më parë; me krimin e organizuar, korrupsionin dhe ndërlidhur me këtë edhe mungesën e zhvillimit ekonomik, ka theksuar ish kryeadministratori i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jesen Petersen. Ndërsa duke folur për situatën në pjesën veriore të vendit, ai ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet të jetë më e qartë ndaj Serbisë duke ia bërë me dije se nëse ajo do që të ecë drejt integrimeve evropiane duhet të ndalojë destabilizimin e Kosovës, posaçërisht përmes ndalimit të veprimeve në veri.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu – Shoshi, reagoi kundër korrupsionit në Qeverinë e Albin Kurtit

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, ka reaguar me shqetësim pas publikimit të raporteve …