Hashim Thaci

Thaçi: Gjykata Speciale është produkt i kërcënimit dhe vrasjes së dëshmitarëve ( ! )

Duke u munduar ta arsyetoj krijimin e Gjykatës Speciale, kryetari, Hashim Thaçi ka thënë se kjo gjykatë është krijuar për shkak të vrasjes së dëshmitarëve (!). Gjatë një deklarimi për “Kosovapress”, ai ka thënë se  një nga sfidat e vitit 2017 padyshim është edhe Gjykata Speciale për të cilën eksponentë të caktuar të politikës po akuzojnë institucionet e Kosovës për vendimet e tyre. Është e qartë se Gjykata Speciale është produkt i kërcënimit dhe vrasjes së dëshmitarëve pas luftës dhe jo rezultat i vendimeve politike të gabuara. Duke komentuar kritikat nga partitë opozitare drejtuar pozitës për krijimin e Gjykatës Speciale, kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se askush për krimet e veta apo të rrethit të tij, sot nuk mund të akuzoj dikë tjetër e aq më tepër institucionet shtetërore. Përpjekjet për t’i arsyetuar krimet se janë bërë në emër të kauzës kombëtare, nuk janë të justifikueshme dhe e dëmtojnë të ardhmen e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …