Covid

Gjatë 24 orëve fundit, 8 të sëmurë kanë vdekur si pasojë e virusit corona ndërsa janë raportuar edhe 453 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka bërë të diturse  gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK  me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej  1.470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8  raste të vdekjes nga virusi. Numri total i rasteve pozitive është 47 mijë e 952 raste nga 168 mijë e 211 persona të dyshimtë në virus dhe 1.233 raste të vdekjes. Gjatë kësaj kohe, janë shëruar 483 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35 mijë e 439. Numri i rasteve aktive është 11 mijë e 280.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …