Sot janë bërë 18 vite nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova” të UÇK-së. Sipas një komunikate për media, thuhet se kjo brigadë ishte themeluar pas kërkesave të ushtarëve të UÇK-së për ndërhyrje në qytetin e Gjakovës, me qëllim të ndalimit të masakrave dhe krimeve të ushtrisë serbe ndaj qytetarëve të kësaj komune. “Me fillimin e luftës në Kosovë dhe fillimin e bombardimeve të NATO-s, me 24 Mars 1999 Zona Operative e Dukagjinit njoftohej për masakrat dhe krimet që ushtroheshin mbi popullatën e pa mbrojtur të këtij qyteti, nga forcat paramilitare serbe. Me datë 28 mars 1999 nga fshati Dashinoc komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit gjeneral Ramush Haradinaj jep urdhër për krijimin e njësitit në shkallë Brigade, të emërtuar “Brigada 137 “GJAKOVA” e UÇK- së, bashkë me emërtimin e kuadrit komandues një ditë më pas më 29 mars 1999 ushtaret e kësaj brigade futen në qytetin e Gjakovës”, thuhet në këtë komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …