600 milionë njerëz në botë sëmuren si pasojë e konsumimit të ushqimit të kontaminuar

Duke parë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka ushqimi për mirëqenien tonë, Organizata e Kombeve të Bashkuara dy vite më parë ka marr vendim që 7 qershori të jetë Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit. Ekspertët kanë konstatuar se shumë sëmundje janë pasojë e ushqimit jo të mirë. Sëmundjet lidhur me ushqimin jo të sigurt zakonisht shkaktohen nga baktere, viruse, parazitë ose substanca kimike të cilat i fusim në organizëm përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar. 600 milionë njerëz ose 1 në 10 njerëz në botë sëmuren si pasojë e konsumimit të ushqimit të kontaminuar dhe në vit vdesin rreth 420 mijë njerëz. Ushqimi i sigurt ka një rëndësi qenësore për promovimin e shëndetit dhe eliminimin e urisë – dy qëllimet kryesore të Agjendës për vitin 2030.

Kontrolloni gjithashtu

Familja e Donjeta Pajazitajt ngre pikëpyetje për emërimin e prokurores në krye të Prokurorisë së Pejës

Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt, e vrarë para 11 vjetësh, ka kundërshtuar caktimin e …