Pal Lekaj

Sot është një ditë e shenjtë e popullit të Kosovës, ka thënë deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Sot  është një ditë e shenjtë e popullit të Kosovës, ka thënë fillimisht deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në fillim të fjalimeve që po mbahen para protestuesve të tubuar te Sheshi “Skënderbeu”. Ai foli për kërcënimin e ardhmërisë së vendit nga nënshkrimi i marrëveshjeve të krerëve të Kosovës me Serbinë e Malin e Zi, nga politikanët e korruptuar dhe të kompromentuar. Zajednica është thikë në zemër të Kosovës. Çfarë t’i themi Adem Jasharit, vëllezërve Haradinaj e Zahir Pajazitit sot kur Qeveria Mustafa Thaçi ka degraduar pavarësinë e Kosovës dhe kanë shkelur 23 nene të Kushtetutës së saj ka thënë mes tjerash, deputeti Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …