leoni

KMDLNj kërkon nga veteranët e UÇK-së që mos të që të mos kalojnë nëpër Serbi pasi mund të arrestohen

Sot, lufta e UÇK-së mori goditjen e parë serioze, e cila është pritur të ndodh, por më së paku e kanë pritur zyrtarët mendjelehtë

Pikërisht në kohën kur po bëhen përgatitjet  e fundit për takimin në Uashington të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë,  më 27 qershor 2020 lidhur me rifillimin e bisedimeve, Kosovë Serbi, Gjykata Speciale kundër UÇK-së publikoi aktakuzën kundër kryetarit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, ish përfaqësues i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  dhe Kadri Veselit, kryetar i PDK-së dhe kuadër i lartë i UÇK-së, gjatë luftës. Pritja e këtij momenti nga inkuizitorët e rinj të Evropës, është bërë me qëllim për ta diskredituar jo vetëm Kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi por edhe tërë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke e etiketuar për terrorizëm, ndërsa përfaqësuesi i Serbisë në bisedimet e 27 qershorit, ish ministri kriminel, Aleksander Vuçiq, pionieri i kryekriminelit Milosheviq, nuk është akuzuar asnjëherë për krime lufte e gjenocid të kryera në Bosnje, Kroaci e në Kosovë. Ai do të ndihet ballë hapur, në Uashington edhe pse Serbia ka vrarë e ka masakruar 13.ooo civilë shqiptarë në Kosovë në mesin e tyre 1400 fëmijë.

E kemi theksuar sa e sa herë deri tani se kjo Gjykatë është themeluar me qëllim të diskreditimit të luftës sonë çlirimtare, duke vënë në pikëpyetje edhe pavarësinë e Kosovës, që ishte rezultat i luftës së UÇK-së dhe gjakut të derdhur për çlirimin e vendit.

Sot, lufta e UÇK-së mori goditjen e parë serioze, e cila është pritur të ndodh, por më së paku e kanë pritur zyrtarët tanë mendjelehtë, disa prej të cilëve nuk përmbahen dot nga entuziazmi e gëzimi, i cili një ditë do t iu ngel në fyt, sepse nuk janë në pyetje vetëm Hashim Thaçi e Kadri Veseli por tërë kuadri politik dhe ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot do të harlisen prej gëzimit të gjithë ata që sidomos muajve të fundit nuk kanë lënë fjalë të pistë e të panjerëzishme pa  drejtuar kundër Hashim Thaçit, duke e quajtur edhe vëlla të Vuçiqit. Sot marrin frymë lirshëm sharësit e Thaçit e të UÇK-së, sepse më në fund 21 vjet pas luftës, arritën qëllimin e tyre për t u liruar nga “Gjarpri i UÇK-së”, por të mos harrojnë hardhucat  e zhapikët se UÇK-ja ka pasur dhe do të ketë trima e trimëresha që do ta ruajnë gjakun e derdhur për liri dhe nuk do të dorëzohen para inkuizitorëve të Evropës me mbiemrin që i kishte stolisur i madhi Gjergj Fishta.

Është e vërtetë se Hashim Thaçi i ndodhur para presionin ndërkombëtar kishte nënshkruar aktin e themelimit të kësaj Gjykate, por po ashtu shpresojmë se do të dijë ta mbrojë luftën e pastër të UÇK-së që po mundohen ta njollosin kolaboracionistët shqipfolës, bijtë dhe bijat e bashkëpunëtorëve të Titos, Rankoviqit, Milosheviqit, mbetje kjo mjaft e begatshme në Kosovë.

Luftëtarët e vërtetë të UÇK-së, invalidët e veteranët dhe përgjithësisht shqiptarët liridashës, nuk do të qëndrojnë duarkryq me rastin e kësaj fushate, fashiste, antishqiptare, që  e ka qendrën në  Beograd dhe një filiale shumë të fortë në Kosovë, e cila kohëve të fundit është identifikuar vetë në përpjekje për ta diskredituar luftën e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …