Brickos

Sot mbahet takimi i radhës për të ashtuquajturin “Mini-shengen ballkanik”

Sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut do të mbahet takimi trepalësh i radhës për të ashtuquajturin “Mini-shengen ballkanik”. Në takim do të marrin pjesë kryeministri i kryeministri i Maqedonisë Veriut, Zoran Zajev,  kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Nga ana tjetër, autoritetet e Kosovës dhe ato të Malit të Zi kanë paraqitur kritikat e tyre ndaj kësaj nisme dhe e kanë kundërshtuar ashpër aplikimin e saj duke tërhequr vërejtjen se me këtë projekt po synohet të ringjallet ish Jugosllavia e dikurshme. Ndaj nismës për “Mini-shengen ballkanik” ka shfaqur rezerva edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Takimi i sotëm do të mbahet në mbrëmje gjatë darkës së përbashkët në mes të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq ndërsa të dielën do të mbahet Samiti, i cili do të pasohet nga konferenca për shtyp e planifikuar në mesditë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …