Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit për të përcaktuar datat e seancave të ardhshme plenare

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit për të përcaktuar datat e seancave të ardhshme plenare dhe atyre të pa përfunduara

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në një takim në orën 14:00 për të përcaktuar datat e seancave të ardhshme plenare të legjislativit vendor, i cili kohëve të fundit për shkak të mungesës së kuorumit ka bërë që të mbetet mbrapa me miratimin e projektligjeve të parapara. Në rendin e ditës do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 21, 29 tetor dhe 27 nëntor. Po ashtu, në rend dite do të jenë edhe pikat e papërfunduara nga seancat plenare të datave 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25, 28 shtator, 8, 16, 29 tetor dhe 27 nëntor.

Kontrolloni gjithashtu

Nga Prishtina në New York, diaspora mobilizohet para verdiktit të Hagës: “Liri për Çlirimtarët”

Një mesazh në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të shfaqet më …