Masakra e Izbicës

Sot mbushen 23 vjet nga Masakra në Izbicë, kur forcat serbe likuiduan e masakruan 147 burra të rinj dhe pleq shqiptarë

Sot mbushen 23 vjet nga masakra në Izbicë, ku më 28 mars 1999 forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës. Urdhrin për sulm e kishte dhënë komandanti kriminel serb, Lubisha Dikoviq. Një ditë para fillimit të bombardimeve të NATO-s, krerët kriminelë në Serbi, kishin paralajmëruar se në rast të fillimit të bombardimit do t’ i shfarosnin shqiptarë. Masakra në Izbicë hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror. Askush nga urdhërdhënësit  dhe ekzekutuesit serbë nuk ka dhënë llogari para drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …