KQZ

Sot mbyllet afati për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhje

Sot mbyllet afati për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Të gjitha partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, duhet të dorëzojnë kërkesën për certifikim në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim pranë KQZ-së deri në mesnatë. Deri më tani, vetëm dy subjekte kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhje, por sigurisht që gjatë ditës së sotme edhe partitë e tjera pritet të aplikojnë dhe të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë. Ndryshe, procesi i certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve më pas do të zgjasë deri më 10 shtator. Afati për zëvendësimin e kandidatëve do të jetë nga 8 shtatori deri më 17 shtator. Ndërsa, publikimi i listave të kandidatëve të certifikuar do të bëhet deri më 10 shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …