Sot me aktivitete e ceremoni fetare shënohet përvjetori i 12-të i rindërtimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës

Sot me aktivitete e ceremoni fetare shënohet përvjetori i 12-të i rindërtimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës

Sot me aktivitete e ceremoni fetare shënohet përvjetori i 12-të i rindërtimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës. Kjo ditë, sipas Kalendarit të Kryegjyshatës së Bektashinjve, është ditë pelegrinazhi në Teqenë e Gjakovës. Prandaj, çdo ardhës është i mirëpritur në këtë tempull të Zotit. Teqeja e Gjakovës, u bë e mundur të rindërtohet në vitin 2007. Kjo, pas shkatërrimit e djegies deri në themel, bashkë me Bibliotekën e pasur e Tyrben, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Teqeja Bektashiane e Gjakovës është themeluar në vitin 1790 nga Baba Shemsi. Deri më tani, në këtë Teqe kanë shërbyer 12-të baballarë të shquar të udhës së Hazreti Pirit, Hynqar Haxhi Bektashi Veli. Postmbajtësi aktual është Baba Mumin Lama.

Sikur e do tradita e Tarikatit tonë të shenjtë, Teqeja e Gjakovës nuk i shërbeu vetëm fesë por edhe kombit. Teqeja jonë ka dhënë kontribut të drejtpërdrejt në organizimin dhe mbarëvajtjen e punimeve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Jo vetëm kaq, Teqeja Bektashiane e Gjakovës, ka qenë vatër e arsimit shqip ndër breza dhe qendër nxitëse e arsimimit të vajzave. Teqeja e Gjakovës ishte ndër shekuj vend i angazhimit konkret për zhvillim të kulturës.

Gjatë viteve të rënda të okupimit, sidomos gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, Teqeja Bektashiane e Gjakovës u shndërrua në shkollë shqipe dhe Qendër Kulturore Shqiptare për Gjakovën dhe më gjërë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …