Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës me rrethinë, ka thënë se do të jetë përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues i sakrificës së të rënëve për lirinë e atdheut. Në këtë datë shumë vëllezër e motra nga fshatrat e rrethit të Prishtinës pësuan nga dora e agresorit të egër. Me dhimbje kujtojmë të rënët në masakrat e Makocit, Grashticës, Bërnicës dhe fshatit Llukar. Prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugë për t’i shpëtuar masakrave nga armiku, u shndërrua në ditë krimi të paparë. Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë, në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan mbi 124 civilë të pafajshëm, duke mos kursyer askënd, nga fëmija 7 vjeçar e deri te plaku 90 vjeçar. Në të njëjtën ditë, në Bërnicë të Prishtinës armiku ekzekutoi 6 anëtarë të familjes Reka dhe një të familjes Berisha. Kjo histori e dhimbshme mbi popullin tonë akoma nuk e mori dënimin e merituar nga drejtësia!”, ka nënvizuar, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri Albin Kurti është nisur për Austri
Kryeministri Albin Kurti është nisur për Austri. Qëllimi i këtij udhëtimi është pjesëmarrja në Forumin …