Kryeministri, Albin Kurti sot ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës, ku është shprehur se sot vendit tonë do t’i shtohen edhe 445 policë të rinj të cilët do të shërbejnë gjithandej nëpër Kosovë. Ata do të shërbejnë gjithandej nëpër Kosovë, në stacione dhe në njësite e detyra të ndryshme duke i dhënë një mazë përforcuese dhe përtëritëse kolegeve tjerë policë. Te figura e policit janë të përbashkuara personifikimi i zbatimit të ligjit dhe i respektimit të rendit publik si dhe vet imazhi dhe autoriteti i shtetit dhe shoqërisë përkatëse. “Nga 445 policët që u betuan sot, 345 janë djem dhe 100 vajza, kurse 357 policë janë shqiptar dhe 88 nga komunitetet jo shumicë. Kjo do të thotë se raporti gjinor i kësaj gjenerate është 1 me 4, apo çdo i pesti pjesëtar është police, ndërkaq raporti etnik është 80 për qind policë shqiptarë dhe 20 për qind policë nga komunitet jo shumicë”, saktësoi Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …