Sot në Bruksel takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Sot në Bruksel takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Sot do të mbahet takimi i shumëpritur në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. Sipas një njoftimi të BE-së, në takim do të marrin pjesë edhe kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar se takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, i pari mes tyre, nuk do të jetë për dialogun e moçëm, por diskutim për formatin e bisedimeve për të ardhmen. Ndërkaq, Bashkimi Evropian pret që në takimin të ketë vazhdim të negociatave për temat e mëparshme dhe marrëveshjet e dialogut, dhe jo ndonjë fillim të ri i dialogut. Zëdhënësi në Komisionin Evropian, Peter Stano, ka thënë për agjencinë Beta, se “ky nuk është një dialog i vjetër, por një dialog i vazhdueshëm, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

Kontrolloni gjithashtu

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Paradoksi i Donika Gërvallës: Para dhjetë vjetësh kërkonte dorëheqje, sot përballet me të njëjtën kërkesë

Para dhjetë vjetësh, pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, Donika Gërvalla kërkonte …