Sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit hapet Ekspozita ,, Bëje ose Vdis”, kushtuar jetës dhe veprës së Ukshin Hotit

Sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit hapet Ekspozita ,, Bëje ose Vdis”, kushtuar jetës dhe veprës së Ukshin Hotit

Sot në ora 11:00, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, me ftesë të Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, hap ekspozitën ,,Bëje ose Vdis!”, kushtuar jetës dhe veprës së Mr. Ukshin Hotit.  Hapja e ekspozitës bëhet për përkujtim dhe nderim të këtij kolosi të çështjes kombëtare dhe mendimit politik që ka artikuluar ai, për të cilën arsye, po më këtë rast do të bëhet dhe emërtimi i një rruge të Shkupit me emrin ,,Ukshin Hoti”. Dokumentet e përzgjedhura për këtë ekspozitë janë fotografi familjare, fotografi nga formimi arsimor, fotografi nga gjykimi i grupit të intelektualëve në vitin 1982, lajme gazetash dhe revistash, shkrime të mediave të huaja, letra të Ukshin Hotit nga burgu, mendime dhe vlerësime të personaliteteve të jetës sonë politike dhe kulturore si, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Agim Vinca, Mahmut Bakalli etj, për veprimtarinë dhe personalitetin e Ukshin Hotit.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i kundërpërgjigjet deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, për kontratat njëburimore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa iu ka  përgjigjur deputetit të LVV-së, Adnan …