Sot në Deçan promovohet libri i veprimtarës dhe studiueses, Fetnete Ramosajt me informata nga koha e luftës

Sot në Deçan promovohet libri i veprimtarës dhe studiueses, Fetnete Ramosajt me informata nga koha e luftës

Sot në orën 11:00 në Sallën e Kuvendit Komunal në Deçan promovohet libri i Fetnete Ramosajt me informata nga koha e luftës. Promovimi bëhet në ditëlindjen e Fetnetës. Ish-luftëtarja e lirisë, intelektualja, studiuesja dhe veprimtarja, Fetnete Ramosaj është ndarë nga jeta me 5 prill të këtij viti. Ajo është autore e shumë jetëshkrimeve për dëshmorët në monografinë, “Feniksët e lirisë – Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, por dhe autore e shumë librave të tjerë. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës në Kosovë, veç tjerash, ka kryer detyrën e zëdhënëses së UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit por dhe ka raportuar për radion Kosova e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …