Sot në ditën e dytë, në Prishtinë, po i vazhdon punimet Seminari i 93-të i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Sot në ditën e dytë, në Prishtinë, po i vazhdon punimet Seminari i 93-të i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Edhe sot, në ditën e dytë, po  i vazhdon punimet Seminari i 93-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Prishtinë.  Në mesin e shumë personaliteteve do të flas edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Në takimin treditor po diskutohet për perspektivën e Kosovës në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe rolin evolues të NATO-s në rajon, që pason Samitin e Aleatëve të Krerëve të Shteteve dhe të Qeverive, të mbajtur në muajin korrik, në Varshavë. Seminari i ka filluar punimet dje dhe është organizuar në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s, Xhavit Haliti dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane, ndërsa po marrin pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë 70 deputetë nga 21 vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …