Sot më 10 shkurt 2020, në orën 17.00, në sallën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, mbahet Akademi përkujtimore në nderim të veprimtarit të çështje kombëtare, Taip Zeka. Ky tubim përkujtues organizohet nga Shoqëria Lëvizja, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politikë, në nderim të, siç thuhet, “veprimtarit të heshtur që lidhte brezat çlirimtarë”. Baca Taip, ishte në veprimtarinë ilegale gjithë rininë e tij, por veçmas pas vrasjes së vëllait të tij, heroit të kombit –Kadri Zekës, më 1983. Sigurimi i Shtetit të atëhershëm okupator e arrestoi, ku baca Taip qëndroi në burg deri në vitin 1989.
Kontrolloni gjithashtu
Festivali “HARDH FEST-2024” përfundon me sukses dhe pa incidente
Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë, me sukses ka përmbushur detyrat e saj gjatë organizimit …