Sot në Kijevë u bë zbulimi i lapidarit të dëshmorit të kombit Mentor Gashi

Sot në Kijevë u bë zbulimi i lapidarit të dëshmorit të kombit Mentor Gashi

Sot, në Kijevë u bë zbulimi i lapidarit të dëshmorit të kombit, Mentor Gashi. Për të marrë pjesë në këtë përurim të pranishëm ishin familjarë të dëshmorit, bashkëluftëtarë e bashkëfshatarë. Dëshmori, Mentor Gashi, u lind më 1 maj të vitit 1978, në Plloçicë, komuna e Malishevës. Në shkurt të vitit 1998 ai fillimisht lajmërohet në fshatin e tij, në Plloqicë dhe merr përgjegjësi për të bërë roje në fshat, pastaj dërgohet në Likovc. Ai pa hezituar iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, te eprori Mirush Daka, komandant “Korbi”, i cili edhe ia dhuron armën e tij personale, AAK 47 – kallashnikov. Ndërkohë e cakton në mbrojtjen e bregut të Kijevës. Duke qenë se nuk kishte uniforma të mjaftueshme, nëna e Mentorit, Ajshja, ia kishte qepur uniformën aq të dëshiruar të UÇK-së, të cilën e mbajti me dashuri e krenari të ligjshme deri në ditën e rënies.

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …