Fetnete Ramosaj

Sot, në Kompeksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, në Gllogjan me nderime do të varroset, luftëtarja e lirisë, Fetnete Ramosaj

Sot në orën 14:00 në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, në Gllogjan do të bëhet varrimi i luftëtares së lirisë, intelektuales, studiueses dhe veprimtares, Fetnete Ramosaj, e cila ndërroi jetë ditë më parë, në moshën 47-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.  Këshilli Organizativ i varrimit ka bërë të ditur  se paraprakisht, në orën 12:00 do të bëhen homazhe pranë arkivolit të saj, në Hollin e Pallatit “Jusuf Gervalla” në Deçan. Pastaj në orën 13:00 do të mbahet mbledhje komomorative në Shtëpinë e Kulturës “Jusuf Gervalla” nga ku edhe niset kortezhi për në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, në Gllogjan.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të …