Në një samit virtual të organizuar nga Këshilli Atlantik, liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministrin

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, do t’i drejtohen serish ulëseve të tyre për të zgjedhur një qeveri të re pas rënies së asaj të Albin Kurtit, pas mocionit të mos besimit nga ana e partnerit të koalicionit qeverisës, LDK-së. E kjo e fundit është ajo që pritet të udhëheqë vendin nëse merr 61 votat e nevojshme për qeverinë e koalicionit me AAK-në, Nismën, Listën Serbe dhe komunitetet tjera jo serbe. Derisa PDK-së në opozitë pritet t’i bashkëngjitet Vetëvendosjes që udhëhoqi vendin për vetëm 51 ditë, duke u bërë kështu qeveria me mandat më të shkurtër në vend që nga zgjedhjet e para të 2001. Qeveria Kurti, e cila u rrëzua më 25 mars, ishte rezultat i koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …