Sot në Malishevë është mbajtur një ceremoni, me rastin e pensionimit të ish-kryetarit të Komunës, Ragip Begaj

Sot në Malishevë është mbajtur një ceremoni, me rastin e pensionimit të ish-kryetarit të Komunës, Ragip Begaj

Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot është mbajtur një ceremoni, me rastin e pensionimit të ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Në këtë ceremoni, ish-kryetari Begaj u falënderua për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë tërë jetës së tij, e në veçanti në drejtimin të komunës, në dy mandate. U shpreh falënderimet më të sinqerta dhe mirënjohjen më të thellë, për të gjithë angazhimin madhështor e fisnik që keni bërë gjatë gjithë rrugëtimit tuaj politik e profesional në shërbim të qytetarëve të dhe zhvillimit të Malishevës”, ka thënë kryetari Ekrem Kastrati, në fjalimin e tij me rastin e pensionimit të ish kryetari Ragip Begaj. Kryetari Begaj, përmes punëve të mira dhe projekteve të shumta që ka bërë në këto tetë vite të qeverisjes sonë në Malishevë, ka bërë që ai të kthehet në një kryetar model e shembull që duhet ndjekur nga gjithsecili”, tha kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, në ceremoninë e organizuar me rastin e pensionimit të ish kryetarit,  Ragip Begaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …