Medvegja

Sot në Medvegjë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të cilat po vlerësohen si vendimtare për shqiptarët

Në Medvegjë sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, ku të drejtë vote kanë 6.595 votues. Nga mëngjesi janë hapur 28 qendrat e votimit, ndërsa votuesit duhet të zgjedhin 25 këshilltarë komunal, të cilët zgjedhin më pas kryetarin e komunës. Në këto zgjedhje po garojnë: SNS e Aleksandar Vuçiq, E djathta serbe, koalicioni shqiptar APN – PD i udhëhequr nga Muharrem Salihu, partia tjetër shqiptare PVD, dy parti më të vogla serbe, ndërsa këto zgjedhje po bojktohen nga opozita serbe Lidhja për Serbinë. Këto zgjedhje janë vendimtare për shqiptarët, pasi që numri i tyre është gradualisht është shlyer nga listat zgjedhore. Por, shumë qytetarë të Medvegjës të cilët janë shpërngulur në Kosovë, kryesisht në Komunën e Fushë Kosovës që nga viti 2015 janë fshirë nga regjistrat civilë. Edhe kandidati për kryetar nga radhët e shqiptarëve, Muharrem Salihu, ka thënë se krahasuar me 4 vjet më herët, në listën e votuesve janë rreth 4 mijë votues më pak.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …