Sot në orën 15.00 varroset trupi i Gani Imerit, epror i lartë në Zonën Operative të Shalës, gjatë luftës së UÇK-së

Sot në orën 15.00 bëhet varrimi i trupit të  eprorit të lartë të  Zonës Operative të Shalës, Gani Imeri, i cili ka ka ndërruar jetë të shtunën, ka bërë të ditur familja e tij. Homazhet dhe mbledhja komemorative për Gani Imerin do të mbahen në Palestrën e Sporteve ’’Jeton Tërstena’’ në Vushtrri, duke filluar në orën 12:00. Ceremonia e varrimit do të bëhet në varrezat e fshatit Dumnicë e Epërme, në orën 15:00.

Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi,  me këtë rast i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Gani Imerit, ku thuhet: E nderuara familja Imeri, më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta e Gani Imerit, Komandant i Batalionit IV, të Brigadës 141, Zona Operative e Shalës e UÇK-së. Ai ishte shembull i një luftëtari në Luftën e UÇK-së, i një humanisti dhe udhëheqësi të palodhshëm në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut. Duke bashkëndjerë dhimbjen me juve, ju shpreh ngushëllime të thella për ndarjen nga jeta të Komandantit, Gani Imeri. Emri i tij la gjurmë në historinë më të re të Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit, Gani Imeri!”, thuhet tutje në telegramin e kryetarit të Vushtrrisë. Edhe kryetari PDK-së, Memli Krasniqi, për vdekjen e ish-komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, ka thënë se vepra dhe jeta e të ndjerit do të jenë frymëzim dhe shembull për gjeneratat që la pas. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që kujtimi për Gani Imerin do të jetë i përjetshëm. Ai ishte njëri nga komandantët më të njohur në luftën e UÇK-së ku së bashku me familjen e tij ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për çlirimin e vendit nga pushtimi serb.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj, në vizitën e tij në Kalabri, ka vizituar katundet arbëreshe të San Martino di Finita, San Benedetto Ullano dhe Cerzeto

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, vazhdoi  vizitën e tij në Kalabri, duke qëndruar …