Sot, në orën 16 e 30 në Galerinë e Arteve, në Ferizaj përurohen veprat: “Rrëfim i vonuar” dhe “Vrasja e veprave” të autorit Isak Guta

Sot, në orën 16 e 30 në Galerinë e Arteve, në Ferizaj përurohen veprat: “Rrëfim i vonuar” dhe “Vrasja e veprave” të autorit Isak Guta

Krijimtarisë  së tij,  të begatshme letrare, 48-vjeçare, studiuesi meritor i Aleksandër Moisiut,  veprimtari dhe shkrimtari i mirënjohur, Isak Guta ia ka bashkuar edhe dy vepra letrare: “Vrasja e veprave” dhe  “Rrëfim i vonuar”, të cilat përurohen sot,   në  orën 16 e 30 në Galerinë e Arteve,   në Ferizaj.

Shkrimtari, Isak Guta sot me dy vepra letrare të sapo botuara,  përmbush 48 vjet,  qysh kur ka filluar të merret me krijimtari publicistike, letrare e artistike.  Gjatë kësaj periudhe letrare, ai ka botuar vepra të shumta  dhe të llojllojshme publicistike, ndërsa vendin kryesor e zënë veprat studimore për aktorin e madh të skenës së dramës e të filmit botëror, Aleksander Moisu.

Në përurimin e këtyre dy veprave pritet të marrin pjesë veprimtarë, studiues të letërsisë e arteve dhe dashamirë të librit.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …