Adem Demaçi

Në vitin e ardhshëm pritet të ngrihet bustit të Adem Demaçit në qendër të qytetit të Besianës

Kryetari i Komunës së Besianës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se vitin e ardhshëm do ta bëjnë ndërtimin e bustit të Adem Demaçit në qendër të qytetit në Podujevë. Bulliqi lajmin e bëri të ditur në manifestimin letrar të organizuar nga shoqata “Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës”, dega në  Besianë e mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për nder të ikonës dhe veprimtarit të madh kombëtar, Adem Demaçi.  “Me vendosjen e bustit të Adem Demaçit  ne nderojmë veprimtarinë dhe sakrificën e tij, si dhe lartësojmë historinë e lavdishme të Kosovës drejt lirisë e pavarësisë. Baca Adem përveçse veprimtar i paepur i çështjes kombëtare, ishte edhe gazetar, poet e letrar me stil të veçantë të të shkruarit. Baca  ishte krejtësisht origjinal e autentik në mendimet e qëndrimet e tij.”, ka shkruar Bulliqi.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …