Guillaume Ancel: Lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë mund të ishte ndaluar, por Franca mbështeti agresorin

Sot në Potoçare shënohet 21-vjetori i masakrës së Serbrenicës, me ç’rast varrosen mbetjet e 127 viktimave

Sot bëhen 21 vjet qysh kur më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në qytetin e Srebrenicës, në zonën që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara dhe nga Batalioni holandez. Në ditët që pasuan, serbët vranë e masakruan mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i hodhën në gropa në pyjet përreth.  Ekzekutimet ishin mirë të planifikuara dhe ushtria serbe ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të fshehur të bëmat e saj. Derisa vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i tyre vazhdon ende. Në 21-vjetorin e  Masakrës, në qendrën përkujtimore Potoçari në, sot  do të varrosen mbetjet e 127 viktimave, të identifikuara muajve të fundit.

Masakra, e cila ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, është cilësuar si mizoria më e keqe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në vitin 2004, gjykata e Kombeve të Bashkuara që ka trajtuar krimet në ish-Jugosllavi, i ka emërtuar vrasjet në Srebrenicë si gjenocid. Ish-udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është dënuar në muajin mars me 40 vjet burg për krime lufte në Srebrenicë, ndërsa ish-udhëheqësi ushtarak, Ratko Mlladiq, është ende në gjyq në Hagë. Serbët e Bosnjës mohojnë se vrasjet kanë qenë gjenocid dhe lideri i tyre, Millorad Dodik, ka thënë se numri i viktimave është “gënjeshtër”. Në 21-vjetorin e masakrës, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se kujtimi i këtij krimi të tmerrshëm është i rëndësishëm, por “edhe më e rëndësishme është të parandalohet një gjë e tillë në të ardhmen”.

”Kujtimi i asaj që ka ndodhur në Srebrenicë duhet të forcojë vendosmërinë tonë që dallimet t’i kapërcejmë në mënyrë paqësore dhe duke respektuar dinjitetin e çdo personi, pavarësisht nga kombësia e tij, raca, gjinia apo feja”, ka thënë Kerry. Parlamenti Evropian e ka shpallur 11 korrikun Ditë të përkujtimit të gjenocidit në gjithë Bashkimin Evropian dhe u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të veprojnë ngjashëm. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore

Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte  zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …