NISMA

Sot në Prishtinë Nisma për Kosovën pritet të mbajë Kuvendin e parë zgjedhor

Sot në Prishtinë Nisma për Kosovën pritet të mbajë  Kuvendin e parë zgjedhor. Në këtë kuvend do të zgjidhen strukturat e partisë. Nisma për Kosovën  është formuar në vitin 2014, ndërsa në zgjedhjet që u mbajtën në qershor të atij viti ka fituar 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Burimet brenda kësaj partie bëjnë të ditur se anëtarësia e Nismës është rritur sidomos gjatë vitit të fundit. Kuvendi mbahet  duke filluar në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Pallati i Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …