Sot në Rahovec mbahet tryeza shkencore, “Portreti krijues i shkrimtarit Sulejman Krasniqi”

Sot në Rahovec mbahet tryeza shkencore, “Portreti krijues i shkrimtarit Sulejman Krasniqi”

Organizuar nga Komuna e Rahovecit, sot, e premte 7 dhjetor 2018, mbahet tryeza shkencore, “Portreti krijues i shkrimtarit Sulejman Krasniqi”. Tryeza do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, duke filluar nga ora 10:00. Kumtesat e tyre ne këtë tryezë do t’i prezantojnë studiues të historisë dhe letërsisë kombëtare, si: Dr. Dorian Koçi, Dr.Emin Kabashi, Dr. Sabahajdin Cena, Dr. Besa Hoxha-Beqiri, Dr. Sabile Keçmezi-Basha, Dr. Sali Bytyçi, Dr. Selim Sherifi, Dr.Fridrik Dulaj, Mr. Bedri Zuberaj, Dr. Lulëzim Lajçi. Sipas njoftimit, tryeza organizohet me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot-Skënderbeu dhe 81 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Sulejman Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …