Sot, në sallën e Institutit Albanologjik, në Prishtinë, u përurua libri: Fatos Krasniqi-Kur binin trimat”, i autorit Fitim Çaushi

Sot në sallën e Institutit Albanologjik, në Prishtinë, u përurua libri: Fatos Krasniqi-Kur binin trimat”, i autorit, Fitim Çaushi. Përurimi i librit u bë me rastin e  25 vjetorit të përjetësimit  në altarin e Lirisë të dëshmorëve të  kombit, Fatos Sherif Krasniqi, Haki Krasniqi, Skënder Shala dhe Ilaz Javori.

Gjatë përurimit, fillimisht u  lexua shkrimi i recensentit, Afrim Hima. Pastaj fjalën e tij e paraqiti recensenti i dytë, profesor Hamdi Thaçi. Për librin kanë folur edhe Gjeneral i mirënjohur i luftës së UÇK-së, ish-Komandanti i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame. Një fjalë para të pranishmëve në përurim e mbajti edhe  akademiku,  Pëllumb Xhufi, pastaj doktor Laver Stroka, kompozitori,  Emir Dizdari, Komandanti i njësitit “Pëllumbi”  gjatë luftës, Ferat Shala, autori i Librit, Fitim Çaushi dhe djali i dëshmorit Albin Krasniqi. Në fund u recitua edhe  recitua një poezi nga, Mujë Gjeka.

Po sot për të respektuar e përkujtuar Dëshmorin-Hero, Fatos Sherif Krasniqi,   bëhen homazhe në kompleksin e varrezave te dëshmoreve te kombit, “Pëllumbat e Lirisë” në fshatin Fatos (ish-Negroc), si dhe te lapidari i dëshmorit.

Në orën 17:30 bëhet zbulimi i pllakave shtëpi-bazë të UÇK-së, te shtëpia e Qerim Krasniqit, dhe shtëpia e Halim Krasniqit, në Negroc. Në orën 19:00 në oborrin e shtëpisë së Halim Krasniqit shtrohet darkë për bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani

Zymer Mehani: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Kjo ditë është një rast i mirë për të reflektuar mbi rëndësinë e lirisë së …