leoni

Komuna e Malishevës, ka përkujtuar “Masakrën e Gollubovcit”, ku 25 vjet më parë, serbët masakruan 30 banorë të fshatrave Gollubovc e Plloqicë

Sot u bënë 25 vite nga njëra prej ngjarjeve më të rënda në Komunën e Malishevës, “Masakra e Gollubovcit”, ku u vranë dhe u masakruan barbarisht 30  qytetarë, kryesisht të fshatrave Gollubovc dhe Plloqicë.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtor, kanë bërë nderime pranë lapidarit dhe në varrezat e të vrarëve në këtë masakër, e që është njëra prej masakrave më mizore që ka ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për këtë masakër, edhe sot pas 25 viteve nuk është dënuar dhe nuk është mbajtur asnjë proces gjyqësor, ndërsa autorët e këtij krimi, mbeten të lirë dhe për këtë shkak, kryetari Kastrati, edhe njëherë ka kërkuar publikisht, që autorët e këtij krimi makabër,

“Kjo masakër ishte hakmarrje e drejtpërdrejtë dhe gjenocid, pasi forcat pushtuese nuk mund ta ndalnin luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për qëllim kishin gjenocidin, futjen e frikës dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, por pavarësisht këtyre dhimbjeve, ne dolëm fitues të kësaj lufte, sepse ishim në rrugë të drejtë dhe luftuam për liri”, tha mes tjerash kryetari Kastrati, pas homazheve në varrezat e të vrarëve në këtë masakër.

Kontrolloni gjithashtu

Kori Siparantum shënoi fitore në Kategorinën G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpel

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinën …