Sot në Shkup, mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor

Sot në Shkup, mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor

Me organizimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në Shkup do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor.  Mikpritës i takimit  do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar: kryeministri i  Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti,  i Malit të Zi, Milojko Spajiq, kryetari  i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe ministri i Financave në Këshillin e Ministrave të Bosnjës, Srgjan Amixhiç, njofton Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Në takim do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien. Po ashtu nç këtë takim do të marrin pjesë edhe zëvendës-kryeministri i Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Financave,  Fatmir Besimi, si dhe kolegë të tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Organizatat rajonale, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA dhe Forumi i Investimeve të Odave të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor, si dhe institucionet financiare ndërkombëtare, marrin pjesë në takimin për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në Shkup.

Kontrolloni gjithashtu

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK: Zgjidhja është fare e thjeshtë, fillimisht duhet dorëheqja e kryeministrit dhe pastaj, shpërbërja e Kuvendit

Në një  komunikatë  të LDK-së, lidhur me zgjedhjet e parakohshme thuhet se: pas tre vjet …