Sot në Therandë mbahet mbledhje komemorative kushtuar jetës dhe veprës së luftëtarit të lirisë, Hysen Gega

Sot në orën 17.oo, në fshatin Sallagrazhdë, varroset trupi i veprimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Hysen Gega

Në moshën 71-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta,  veprimtari, i burgosuri politik, luftëtari i lirisë, Hysen Gega. U lind në një familje atdhetare në fshatin Sallagrazhdë të Therandës, ish Suharekë, në vitin 1950. I detyruar të punojë që në moshë të re për bukën e gojës, vajti në fillim në Beograd pastaj edhe jashtë vendit, në Gjermani, ku ka kontaktuar  veprimtarët më të shquar, patriotë të atjeshëm. Një pjesë të jetës e  kaloi në mërgim. Më  31 dhjetor  të viti 1980 UDB-ja jugosllave  e kishte arrestuar veprimtarin, Hysen Gega, në fshatin e tij të lindjes, në Sallagrazhdë të Therandës, sapo ishte kthyer nga mërgimi.  Ishte dënuar 14 vjet burg, ndërsa për herë të dytë ishte dënuar në vitet 90. Mbledhja komemorative  në nderim  dhe respekt të Hysen Gegës  mbahet sot në Bibliotekën e qytetit, në Therandë, në orën 15.00 Në orën 16:00 mbahen homazhe te Sheshi i Lirisë, ndërsa në orën 17:00 mbahet ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Sallagrazhdë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …